“Disa prova s’u shfaqën për publikun pasi ishin aq të rënda”, flet avokati i familjes së Marigona Osmanit

Gjykata Themelore në Ferizaj të hënën, më 29 korrik, e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim.

Avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi, foli për provat që tha se s’u shfaqën për publikun pasi ishin të rënda.

Aty shihet e ndjera në gjendje shumë të rëndë. Shihet [Dardan Krivaqa] duke e mbajtë të ndjerën në gjendje shumë të rëndë, mandej shihet tu hy me një shkop në dhomën ku ka qëndru e ndjera diku për 32 orë. Ka qenë kjo gjendje…” tha avokati.

Rexhepi tha se këto prova kanë qenë kryesore për ta vërtetuar përmasën e krimit.

Ai shprehu edhe njëherë vërejtjen se dënimi maksimal, sipas tij, duhej të vlente edhe për Arbër Sejdiun.

“Ne jemi të kënaqur pjesërisht për shkak të dënimit ndaj të dyshuarit të dytë sepse ai ka hy në dhomën ku ka qenë e ndjera 22 herë, i dyshuari i parë del me marrë bukë ky hyn në dhomë rri 1 minutë”, tha avokati.

Ai foli edhe për një deklaratë që Dardan Krivaqa e kishte bërë në një prej seancave gjyqësore, se me viktimën kishin konsumuar lëndë narkotike.

“Nuk mundet trupi i njeriut më i përballu lëndë të cilët ai thoshte se i kanë konsumu, kokainë, heroinë, xanax. Nuk kanë qenë hiç as kur është bastisë shtëpia prej policisë atë natë. Nuk është gjetur asgjë. Pra, kjo s’ka logjikë”, tha ai në T7.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *