Vjen reagimi i Dua Lipës pas mbarimit të “Sunny Hill”

“Sunny Hill Festival” nisi ditën e enjte, në një lokacion të ri për këtë vit, në Bërnicë afër Prishtinës.

Ky festival i madh që solli edhe këtë vit artistë të njohur botërisht u mbajt nga data 25 korrik deri më 28 korrik.

Një prej themelueseve të tij, këngëtarja e mirënjohur Dua Lipa, pak momente më herët, duke qenë se festivalit i erdhi fundi, ka bërë një reagim në rrjete sociale teksa ka dedikuar disa fjalë zemre për pjesëmarrësit dhe pos tjerash edhe për artistët që kanë performuar.

“Kam aq shumë për të postuar nga këto 4 ditët e fundit në @sunnyhillfestival sa nuk di as nga t’ia filloj!! Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie pas kësaj fundjave të gjatë. Nuk mund të zbres nga gjithë emocionet!!! Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër që është të dëshmosh që ky festival të bëhet ai që ka bërë gjatë 5 viteve të fundit. Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë”, shkroi ajo.

“Për më tepër është ta bëj këtë me të gjithë familjen time dhe të gjithë në @republikaagency, të shikosh të gjithë duke punuar kaq palodhur gjatë gjithë kohës ka qenë gjëja më emocionuese/e bukur/frymëzuese/energjizuese/stresuese (nganjëherë), por gjëja më shpërblyese për të cilën jam shumë krenare. Faleminderit të gjithëve që erdhët për t’u bashkuar me ne, të gjithë artistët dhe ekipet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës”, shtoi ajo.

Dua e mbylli postimin në shqip duke shkruar “Ju dua shumë”, bashkëngjitur flamurët e Kosovës e Shqipërisë.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *