Dosja e plotë: Si i lehtësoi Albulena Haxhiu arratisjet nga burgjet – përfitoi direkt Faton Hajrizi

Ministrja Albulena Haxhiu dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ua lehtësuan Faton Hajrizit dhe Ujkan Metajt, dy të dënuarve me mbi 10 vite burgim, arratisjet nga burgjet e Kosovës. Këtë e bënë përmes vendimeve të nënshkruara e rregulloreve të ndryshuara. Paparaci, sjell dosjen e plotë të vendimeve.

Po të mos ishte për një vendim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që e aprovonte një kërkesë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) për pranimin e të dënuarve në burgun e Smrekonicës, Faton Hajrizi nuk do të transferohej aty në muajin maj.

Faton Hajrizi, një recidivist i arratisjeve dhe i dënuar me 25 vite burgim – prej tyre shtatë të mbetura – u arratis nga burgu i Smrekonicës më 5 korrik.

Arratisja e tij u lehtësua me anë të ndryshimit të rregulloreve të brendshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një vendimi të marrë nënshkruar nga ministrja Albulena Haxhiu.

Pikërisht në javën e parë të muajit maj, disa ditë para se Faton Hajrizi të transferohej nga burgu i Dubravës në burgun e Smrekonicës, i cili është një burg me pavijon gjysmë të hapur, Shërbimi Korrektues i Kosovës do ta ndryshonte Rregulloren për Tretmanë.

Ndryshimi i Rregullores parashihte zbutjen e kritereve për vendosjen e të dënuarve në tipin e burgjeve gjysmë të hapur dhe ata të hapur.

Bazuar në nenet 18, 20 dhe 22 të neneve, nuk i kushtohej pothuajse fare kujdes rrezikshmërisë së të dënuarit ndaj komunitetit dhe sigurisë së përgjithshme.

Rregullorja e Brendshme Tretmanë për të Dënuarit e vitit 2024/ Neni 18

Paparaci e ka siguruar këtë rregullore të ndryshuar. Me anë të ndryshimit të saj është hequr kriteri i viteve të mbetura të vuajtjes së dënimit. Është hequr edhe kriteri i masave disiplinore që të burgosurit kanë pasur në të kaluarën. Me rregulloret e mëhershme në fuqi, të burgosurit nuk mund të transferoheshin në burgje të tipit gjysmë të hapur apo të hapur nëse kishin masa disiplinore gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit.

Të drejtat dhe privilegjet në tipin gjysmë të hapur, sipas Rregullores për Tretmanë për të Dënuarit e vitit 2024

Me këtë zbutje kriteresh, ShKK-ja ia ka mundësuar çdo të burgosuri që ka dënim deri 10 vite të jetë në tip të hapur të burgut, të mund të dalë kurdo nga burgu dhe të rrezikojë jetën e secilit në çdo kohë.

Tipi gjysmë i hapur dhe i hapur do të thotë është burg /pavijon pa barriera, pa grila në dritare, pa pengesa fizike si dhe mundësi për të punuar jashtë institucionit nga 7 në mëngjes deri 17 pasdite.

Me Rregulloren për Tretmanë para ndryshimit të fundit, e cila ishte fuqizuar në vitin 2019, parashihej që të mund të transferoheshin në burgje të tipit gjysmë të hapur të burgosurit me më tepër se katër vite pjesë të mbetur të dënimit.

Rregullorja e Brendshme/ Tretmanët për të Dënuar - 2019
Rregullorja e Brendshme/ Tretmanët për të Dënuar – 2019

Po ashtu, me këtë rregullore parashihej që të burgosurit të mos kishin fare asnjë shkelje disiplinore gjatë vuajtjes së dënimit. Kjo rregullore ishte miratuar gjatë periudhës së udhëheqjes së Abelard Tahirit në MD.

Vendimi për lejimin e pranimit të personave të dënuar në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë të dënuar në kohëzgjatje të dënimit deri në 3 vite
Vendimi i Abelard Tahirit për lejimin e pranimit në burgun e Smrekonicës të të dënuarve me kohëzgjatje të dënimit deri në 3 vite

Ndërsa me ardhjen Albulena Haxhiut, në fund të vitit 2022, fillimisht ishte miratuar Rregullorja për Tretmanë që lejonte vendosjen e personave të dënuar në Burgun e Smrekonicës deri në dhjetë vite mbetje të dënimit, për t’u hequr krejtësisht ky kriter dy vite më vonë, pra në maj të vitit 2024.

Për miratimin e kësaj rregullore, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShKK-së, Sami Gashi kishte kërkuar aprovim nga ministrja Haxhiu.

Rregullorja për Tretmanë për të Dënuarit, e ndryshuar më 2022

Ajo e kishte aprovuar  ndryshimin e rregullores që do t’ua lejonte të burgosurve deri në 10 vite dënim të transferoheshin në burgje të tipit gjysmë të hapur, përmes nënshkrimit të një vendimi më 28 dhjetor të vitit 2022.

Vendimi i Albulena Haxhiut, sipas kërkesës së drejtorit të ShKK-së, Sami Gashit

Më parë, nga viti 2013 deri në vitin 2018, në burgjet me pavijone gjysmë të hapura dhe të hapura, ishte lejuar që të vendosen personat me kohëzgjatje deri në dy vite. Këto masa ishin në fuqi gjatë periudhës së Hajredin Kuçit si ministër i Drejtësisë.

Vendimi për Rregulloren e Brendshme të Tretmanëve për të Dënuar – i nënshkruar nga Hajredin Kuçi

Pastaj, në vitin 2018 deri më 2019, me vendim të pasardhësit të Kuçit, Abelard Tahirit, ishte lejuar vendosja e të dënuarve me kohëzgjatje të dënimit deri në tri vite.

Përveç Rregullores për Tretmanë, ndryshime ka pësuar edhe Udhëzimi Administrativ për Punë Jashtë Institucionit Korrektues, përmes të cilit ka përfituar Hazir Krasniqi, kunati i ministres Albulena Haxhiu, i cili është lejuar që të “punojë” në biznesin familjar në shtëpinë e tij. Për këtë rast, kishte raportuar portali Nacionale rreth një vit më parë.

Faton Hajrizi, i arratisur më 5 korrik nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, dyshohet se u largua nga Kosova në drejtim të Serbisë.

Ai u vra të premten e 19 korrikut në Lloznicë, një qyteti në veri-perëndim të Serbisë, thanë autoritetet serbe të rendit dhe sigurisë.

Autoritetet shtetërore në Kosovë, në fillim të kësaj jave pranuan nga Serbia shenjat e gishtërinjve të një personi, të cilat pas krahasimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, rezultuan se i takojnë shtetasit Faton Hajrizi, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një njoftim të hënën.

Përveç Faton Hajrizit, nga burgu i Dubravës më 12 korrik të këtij muaji u arratis edhe Ujkan Metaj, një i dënuar me 11 vite burgimpër ndihmë në grabitjen e një banke në Istog.

Para se të arratisej, ai e ka fituar të drejtën e kalimit të fundjavës në shtëpi, dhe ka qenë i vendosur në institucion të tipit të hapur./Paparaci.com

Related Posts

Rita Ora del në rrugë me fustan transparent, merrë vëmendjen e të gjithëve

Rita Ora eshte nje nga kengetaret me te mira me fame boterore. Rita Ora ka marrë gjithë vëmendjen me një fustan rozë të tejdukshëm, ku shiheshin qartë…

Morena Taraku bën gjestin e pahijshëm dhe e publikon në Instagram

Morena Taraku nuk heziton që herë pas here të bëjë gjeste ofenduese ashtu siç bëri edhe në postimin e fundit, në Instagram. Derisa e veshur e tëra…

Mamaja e Beniadës tregon çfarë i thonë fqinjët për vajzën

Modelja nga Shqipëria, e rritur në Itali, Beniada Nishani, ka fituar zemrat e të gjithëve që nga hyrja në Big Brother VIP. Ajo vazhdoi qëndrimin brenda prej…

Serbja që pushoi në Shqipëri e mahnitur: Të gjithë shqiptarët ma bënin të njëjtën pyetje

Nevena Shunjevariq (30) nga Beogradi zgjodhi Shqipërinë për pushimet e saj verore. Gjatë sezonit të verës, Nevena vizitoi vendet më të bukura në Shqipëri, dhe zbulon si…

Ndodh edhe kjo! Tayna nuk e mbështet vajzën e axhës në muzikë, zbulohet arsyeja

Këngëtarja shqiptare, Tayna vazhdon të jetë një emër shumë i suksesshëm në industrinë muzikore. Diçka që mori vëmendjen mediatike është deklarata e fundit e këngëtares, Bafte Shala,…

Ky është ish bashkëshorti i Arjola Demirit që e tradhtoi

Aktorja Arjola Demiri ka folur gjithmonë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemeve me ish bashkëshortin, që kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” historitë e saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *