Edhe “Zemra e re” e Labinot Tahirit duket të jetë jo shumë e fortë.
Kjo pasi, këngëtari ka fshirë shumë shpejt postimin ku zgjodhi ta kritikojë kryeministrin Kurti e ta lavdërojë Faton Hajrizin, përcjell Paparaci.
Fillimisht, ai iu drejtua shefit të ekzekutivit me fjalët: po t’ju lavdëronte juve, do ta bënit hero”, ndërkaq nuk vonoi shumë dhe doli me tjetër reagim.
“Të dashur qytetar, postimin e hjeka sepse nuk lejoj qe ne postimet e mia shqiptari – shqiptarit me i than tradhtar e me e sha njani tjetrin ne komente! Unë e shkrova nje teme tjeter por te ne politika i jep kahje tjeter dhe me mirë që e hjeka postimin. Sidoqofte uroj qe shqiptarët ta duan njeri tjetrin dhe ta ruajmë veten me shumë”, ka shkruar ai.