Helikopterë e dronë në kërkim të Artan Hajrizit, që dyshohet se vrau policin serb – ky është versioni i Beogradit për ngjarjen

Një polic në Serbi është vrarë mbrëmë pas mesnate dhe një tjetër është plagosur rëndë, sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Policia serbe thotë se në vendngjarje ka gjetur “pasaportën e lëshuar nga Kosova e të dyshuarit me emër të Artan Hajrizit, 33 vjeç dhe një letërnjoftim gjerman”.

Tutje, janë dhënë detaje si ka ndodhur incidenti.

“Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës ndaluan një Mercedes me targa të Tutin [qytet në rajonin e Rashkës në Serbi], në të cilin ndodheshin dy persona”, tha Daçiq.

“Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviq (34) në gjoks dhe polici Vjekoslav Iliq (50) në shpatull, pas së cilës ka ikur”, ka thënë policia serbe.

Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç u nënshtrua plagëve të marra.

Siç raporton mediumi serb “Kurir”, forca të shumta policore janë në kërkim intensiv të sulmuesit, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste ndodhen në terren, janë ngritur dronë dhe helikopterë.

Hetimet nga Prokurori i Lartë Publik nga Shabac dhe pjesëtarë të policisë janë duke vazhduar.

“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në emrin tim”, tha Daçiq.

Related Posts

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Kjo është këngëtarja shqiptare e parë me famë ndërkombëtare e cila nuk zhvishet asnjëherë

Enisa Nikaj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka fituar zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe me…

A pajtoheni ju me këtë deklarat të Feros?: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua. Në një…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Donaldi ia thej zemrën, Beatrix gjenë lumturin sërishtë

Beatrix Ramosaj, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një video të re, ku shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *