Kamerat e sigurisë dhe fshatari që i dha ujë “kurth” për Faton Hajrizin – policia serbe e lokalizoi 14 km larg vendit të vrasjes së policit

Dëshmi të reja po dalin rreth vrasjes së Faton Hajrizit. Mediat serbe kanë publikuar në detaje rrugëtimin e tij pas ikjes nga vendi i ngjarjes, aty ku dyshohet se vrau një polic serb dhe një tjetër e la të plagosur. Sipas mediave atje, Fatoni rrugëtimin e tij deri tek vendi ku u vra e bëri me një biçikletë që e kishte marrë në një shtëpi në Loznicë.

Faton Hajrizi u vra të premten në malin Guçevo afër Loznicës, pasi një ditë më parë dyshohet se vrau policin Nikola Kërsmanoviq (34) dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliq. Me gjithë forcat e shumta policore, Fatoni ka arritur t’i bënte afro 14 kilometra nga bregu i Lipnicës deri në fshatin Tërbushnicë, ku policia e lokalizoi dhe më pas e vrau.

Pas vrasjes që dyshohet se e kreu Fatoni dyshohet se iku në drejtim të panjohur, deri të premten kur edhe ndodhi vrasja e tij.

Mediat serbe kanë përshkruar rrugëtimin që pretendohet se Fatoni mori para se të likuidohej

Sipas portalit Nova, nga Lipniçki Sor ai ka ikur në drejtim të Lozniçko Polje, një lagje e Loznicës, ku ka vjedhur një biçikletë nga oborri i një shtëpie.

Ishte kjo që doli të ishte pista kryesore për policinë që më vonë çoi në vendndodhjen e tij. Kamerat e vëzhgimit regjistruan Fatonin duke vjedhur një biçikletë dhe më pas inspektorët dhe policët dolën në kërkim të tij përmes kamerave të vëzhgimit në zonë.

midle
Lozniçko Polje ndodhet shumë afër vendit ku u vranë dhe u plagosën policët. Meqenëse një numër i madh rrugësh të çojnë në Lozniçko Polje, nuk ishte e mundur të përcaktohet saktësisht se nga cila rrugë vinte Faton Hajrizi. Pasi është pikasur në kamerën e parë të sigurisë, në bazë të vlerësimit është kontrolluar edhe kamera e dyqanit lokal ku është parë duke ecur drejt qytetit.

Rruga “Drinska” ku është parë për herë të fundit të çon në kompaninë “Elektrodistribucija” dhe sipas banorëve të Loznicës dhe burimit Nova, në afërsi të së cilës janë kontrolluar kamerat e vëzhgimit dhe është konstatuar se i dyshuari po lëvizte drejt kompleksit të ish-uzinës “Viskozë”. Pas kësaj, kërkimi është drejtuar drejt kësaj pjese të qytetit, malit të Guçevës dhe qytetit të Banjës Koviljaçë dhe Guçevës.

Po ashtu, pjesa e qytetit ku ndodhet kompleksi “Viscoza” njihet për faktin se aty janë grumbulluar një numër i madh i mërgimtarëve që kalojnë nëpër Serbi. Supozohet se para se ta gjenin, Fatoni ka tentuar të arratisej nga Serbia përmes kontrabandistëve dhe grupeve të emigrantëve.

Ai u ndal për të kërkuar udhëzime

Dëshmia kryesore që çoi në gjetjen e në pas vrasjen e tij, është dëshmia e një banori në rrethinën e Loznicës, para shtëpisë së të cilit Faton Hajrizi u ndal dhe kërkoi shpjegime për rrugën drejt Banja Koviljaçës. Ky banor pasi i dha ujë ka lajmëruar menjëherë policinë. Kanë kaluar vetëm pak minuta derisa në fshatin Tërbushnicë janë shfaqur patrullat e para të policisë.

Kur Faton Hajrizi e ka parë veturën e MPB-së, dyshohet se ka tentuar të ikte dhe ka shtënë në drejtim të veturës së policisë, shkruan mediumi serb. Nga shkëmbimi me policinë ai mbeti i vrarë. Trupi i tij ka qëndruar aty derisa është kryer ekspertiza.

Related Posts

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Kjo është këngëtarja shqiptare e parë me famë ndërkombëtare e cila nuk zhvishet asnjëherë

Enisa Nikaj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka fituar zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe me…

A pajtoheni ju me këtë deklarat të Feros?: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua. Në një…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Donaldi ia thej zemrën, Beatrix gjenë lumturin sërishtë

Beatrix Ramosaj, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një video të re, ku shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *