Islami: Serbia fabrikoi me Faton Hajrizin për heshtjen e kancelarit Scholz

Analisti i çështjeve të sigurisë Avni Islami ka folur rreth vrasjes së policit serb në Lloznicë dhe Faton Hajrizit, si dhe vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Serbi.

“Në fakt, organizimi po duket të jetë bërë nga Serbia. A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit për ta heshtur kancelarin gjerman për Radoçiq dhe kundër protestave që do të mbaheshin kundër fillimit të punës së minierave për litium? Incidenti në Serbi, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i policisë serbe dhe më pas edhe sulmuesi, ndodhi pikërisht në kohën kur Serbia planifikonte që të finalizonte kontratat për litiumin dhe ku pritej të kishte protesta qytetare që angazhohen për ruajtjen e ambientit”, ka thënë ai.
Islami shkruan se Scholz pritej që në Serbi të kërkonte arrestimin e Radojçiq, por nuk e bëri këtë pas incidentit i cili e heshti rastin.

“Duhet cekur se pas incidentit që ndodhi rreth 9 km nga vendi ku do të ndërtohen minierat për litium, qytetarët e këtyre anëve e kishin të pamundur për të protestuar për shkak të shtetrrethimit të gjithë zonës nga forca të mëdha policore. Dje gjatë tërë ditës raportuan mediat serbe, por edhe MPB-ja serbe se si Faton Hajrizi u ndihmua nga grupe kriminale serbe që të shkojë deri në zonën e cekur, duke e ditur faktin që i njëjti nuk kishte në plan të dorëzohej dhe ishte i armatosur, pritej të ketë incidente të cilat ka gjasa që ishin të planifikuara. Është e habitshme se si nuk u lokalizua i dyshuari më herët, mbase ky nuk ishte qëllimi. Faton Hajrizi më parë ishte në vikend në shtëpi dhe është kthyer në burg. Ndryshimi dhe qasja e tij që të largohet nga burgu i tipit të hapur ka ngjallë dyshime se me shumë gjasë, një mbështetje e fuqishme, nxitje dhe përkrahje financiare, mund të ketë ndikuar në arratisjen e tij. Tashmë dihen me emra dhe mbiemra se personat që e kanë ndihmuar Fatonin në Serbi, janë serbë dhe njëri prej tyre i arratisur nga burgu. Është e pakuptimtë se si një në arratisur të lëvizë i lirë me veturë dhe të angazhohet për transportim të qytetarëve. A është koincidencë apo plani serb se vetëm një ditë më herët, në Serbi kanë deklaruar që Kosova dhe BeH po përgatitin plane për destabilizim të Serbisë. Incidenti ka ndodhur afër kufirit dhe me gjasë është supozuar largimi i sulmuesit për në BeH, apo më pas në Kosovë.”

Related Posts

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Kjo është këngëtarja shqiptare e parë me famë ndërkombëtare e cila nuk zhvishet asnjëherë

Enisa Nikaj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka fituar zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe me…

A pajtoheni ju me këtë deklarat të Feros?: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua. Në një…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Donaldi ia thej zemrën, Beatrix gjenë lumturin sërishtë

Beatrix Ramosaj, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një video të re, ku shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *