Ministria e Jashtme e Kosovës: Shenjat e gishtërinjve të viktimës përputhen me të Faton Hajrizit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, thotë se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të vrarë më Serbi, si i dyshuar për vrasjen e policit në kufi. Sipas njoftimin, ato shenja janë krahasur me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe të njëjtat janë përputhur.

”Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”, njofton MPJD.

Mes tjerash ky institucion ka kërkuar që lajmet nga Serbia të merren me rezerva deri në konfirmimin e plotë. ”Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet tutje në njoftim.

Related Posts

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Kjo është këngëtarja shqiptare e parë me famë ndërkombëtare e cila nuk zhvishet asnjëherë

Enisa Nikaj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka fituar zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe me…

A pajtoheni ju me këtë deklarat të Feros?: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua. Në një…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Donaldi ia thej zemrën, Beatrix gjenë lumturin sërishtë

Beatrix Ramosaj, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një video të re, ku shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *