Bugatti, Ferrari e Maserati- Policia i kapë shoferët e veturave luksoze duke bërë gara në autostradë, i dënon me nga 400 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar gjoba ndaj tre shoferëve të tri veturave.

Siç përshkruhet në njoftim, të dyshuarve iu është shqiptuar gjoba prej 400 eurosh dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, shkruan Gazeta Insajderi.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.

Në bazë të fotografive që ka publikuar policia, ngasësit kanë qenë të tri veturave luksoze të markave Bugatti, Ferrari dhe Maserati.

Garat ilegale të shpejtësisë janë zhvilluar në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, më saktësisht në pjesën Bibaj-Babush. /Insajderi.org/

Related Posts

Ushtria pa bukë/ Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për FSK-në

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Seanca pritet të mbahet në ora 12:00 dhe…

Nuk përmbahet Alby, i ‘gjuhet’ me puthje të dashurit të saj të ri

Nuk fshihen më, Alby shfaqet e lumtur në krahët e të dashurit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka nisur një lidhje të re…

Stresi e quan ”bishë” Granit Xhakën

Reperi Stresi, ka përkrahur haptaz futbollistin kosovar, Granit Xhaka. Xhaka luajti mbrëmë me kombëtaren zviceranë kundër asaj serbe, ku brohoritmat e tifozëve dhe pankartat e shumta ishin…

Musliu-Shoshi për fushatën e Kurtit në Gjermani: Një milion euro nga xhepi i qytetarëve për shëtitjet e tij

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka shpërndarë një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Gjermani, të realizuar në kuadër të fushatës. Musliu-Shoshi…

Zbulohen zyrtarisht dy moderatorët e BBVK 3

Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti do të jenë përsëri prezantues të Big Brother VIP Kosova 3. Kështu bëri të ditur vetë Hamiti në emisionin SOL të Klan…

Trajneri i Serbisë zbulon çfarë i tha Xhaka pas humbjes

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së përfunduar 2 me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *