Ish-komandanti zbardh prapaskenat – zbulon arsyet që ndikuan në vrasjen e Faton Hajrizit!

Ai fillon me një kronologji të ngjarjes duke i vënë theks dënimit që ka marrë Hajrizi kur ka kryer vrasjen sa ka qenë i mitur.“Ky djalosh kur ka bërë vrasjen e ushtarit rus është gjykuar dhe dënuar sikur i rritur,”, shprehet Hoxha.Sipas tij, insitutcionet e drejtësisë do të duhej të bënin një marrëveshje me Hajrizin për të ndaluar këto veprime të tij.“Me Faton Hajrizin dhe rastet e ngjashme kanë bërë gabime të gjitha qeveritë që nga viti 2000. Ky djalosh kur ka bërë vrasjen e ushtarit rus është gjykuar dhe dënuar sikur i rritur, kurse është dasht të trajtohet ndryshe në qendrat rehabilituese. Vrasësi masiv i 8 fëmijeve vitin e kaluar në shkolla në Serbi nuk është gjykuar dhe dënuar njejtë sikur Fatoni atë kohë për një vrasje.

Sidoqoftë Fatoni rregullisht ka qenë i zëshëm në burg prandaj askush nuk mundet të më bindë se kanë punuar mjaftë dhe se duhet që të socializohet dhe mos të shtyhet në hapat që i ndërmori deri tek arratisja e fundit e ti dhe veprimet tjera drastike që ndodhën këto ditë.

 

Një rrugë me marrëveshje gjithnjë ekziston e sidomos në këtë rast kur fortë mirë shteti ishte dashtë ta njohin karakterin e Fatonit pasi shteti e ka rritë atë në burg”, u shpreh ai.

Më tej, ish-komandanti ka disa kritika për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Po të i kishim ne institucionet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet tjera në nivel të detyrës dhe profesionit, po të funksiononte Gjykata e pavarur, policia, burgjet etj, pa ndikim politik në ato institucione ne nuk do të i kishim sot udhëheqësit e UÇK-së atje në Hagë por do të kishim gjykuar dhe trajtuar ato çështje këtu në vendin tonë.

 

Por vet disa “Komandantë e politikanë” u sollën mbi ligjin , u sollën sikur të ishte shteti i Kosovës vend privat e tyre dhe këto u lidhën me korrupsionin e logjike që kjo pastaj lidhet edhe në krime të ndryshme prandaj e kemi sistemin e drejtësisë të infektuar ne “me kancer politik” dhe kjo kërkon shumë punë dhe kohë me u shëru që të forcojmë shtetin dhe gjykatat, drejtësia të jenë profesionale pa ndikim politik, grupor, klanorë por plotësishtë të pavarura , deri të ndodhë kjo do të luhet ping-pongë me akuza për drejtësinë në vend”, përfundoi Hoxha për “Bota sot”.

Related Posts

Ilnisa Agolli befason me stilin e saj në postimin e ri!

Në një botë ku stilin e fotografisë shpesh e udhëheq moderniteti dhe trendet e fundit, Ilnisa Agolli sapo na tregoi se eleganca dhe natyra mund të harmonizohen…

Tayna me poza bombastike në veturë midis Zvicres

Rep artistja Tayna po garend kudo në botë. Tayna qëndroi në Zvicër për një koncert. E nga atje po shpalos momente të ndryshme tash e dy ditë…

Santi e Kaderi e “kallin” dasmën e çiftit Adri-Ilirana

Këngëtarët, Adri dhe Iliriana sonte po martohen. Në një event të madh me përplot të ftuar, përfshirë fytyra publike, ata do kurorëzojnë dashurinë e tyre shumë vjeçare….

11 termete të njëpasnjëshme në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një valë tërmetesh që kanë shqetësuar banorët gjatë 24 orëve të fundit. Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete me magnituda…

Haradinaj i reagon Kurtit për tubimet në Gjermani: Mërgata nuk e meriton të gënjehet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas tubimeve të tij me mërgatën shqiptare në Gjermani, duke theksuar se diasporës…

Pamjet e para të Ilirianës si nuse (VIDEO)

Adri dhe Iliriana po martohen sonte. Në një event të madh me përplot të ftuar, përfshirë fytyra publike, ata do kurorëzojnë dashurinë e tyre shumë vjeçare. Dasma…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *