Gazeta beogradase “Blic” ka publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Loznicë të Serbisë. Sipas një versioni të tyre ,Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë.Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.
‘Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi policia e plagosi Hajrizi filloi të çalojë, ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt”, shkrun Blici serb duke u thirrur ne hetues policorë.
Media ka publikuar fotografi të xhaketë së lëkurës së Faton Hajrizit dhe të veturës së policisë të shpuar nga plumbat.