A gënjeu qëllimshëm për të shpëtuar veten, Haxhiut i kërkohet dorëheqja pas deklaratës për të arratisurit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është kritikuar pas deklaratës në lidhje me arratisjen dhe pastaj me vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi. Pas më shumë se 24 orësh, teksa kërkohej dorëheqja e saj, ajo u deklarua.

Hajrizi i cili javë më parë ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë, është vrarë në Serbi ditën e premte. Pas Hajrizit, nga burgu i Dubravës ishte arratisur edhe Ujkan Metaj.

Në lidhje me këto arratisje, Haxhiu tha se personat e arratisur që po kërkohen nga Kosova, po ikin vetëm në Serbi, duke shtuar se informacionet e organeve në Kosovë sugjerojnë që në disa raste, këto arratisje janë organizuar me grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit serb.

E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashke organizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.”

Kjo deklaratë e Haxhiut shkaktoi reagime të ashpra në vend, ku në mes të tjerash është kërkuar edhe dorëheqja e saj.

Gazetari Parim Olluri tha se kjo lë të kuptohet që grupet kriminale serbe kanë shtrirë ndikimin në burgje e polici.

“Qysh e lejuat këtë? Qysh me pesë ndikim kaq te madh grupet kriminale serbe gjate pushtetit te Kurtit qe me organizu edhe arratisjen e njerëzve prej burgjeve?”

Nëse grupet kriminale serbe kane hy pa vërejtur edhe kane arratise njerëz prej burgjeve te Kosoves, atehere komplet Qeveria Kurti duhet me dhanë dorëheqje. Brenda ditës.” – ka shkruar ai.

Related Posts

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Haradinaj ironizon me Qeverinë për mungesën e ushqimit në FSK: I kam ende gjallë dy kuzhinierë të Brigadës 131

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën…

Alaudin Hamiti tregon stilin e tij unikal në studion e Big Brother VIP!

Alaudin Hamiti, moderator i njohur dhe tani prezantues i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku është përshkruar…

Rina Balaj ndan disa momente private me Sin Boy

Rina dhe Sin Boy festojnë dyvjetorin e lindjes. Reperja Rina Balaj dhei dashuri i saj Sin Boy, sot festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast…

Bebe Rexha shfaq format perfekte në plazh, provokon me foton e fundit!

Bebe Rexha, këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe ikona e modës, ka bërë përshtypje të madhe me postimin e saj të fundit në Instagram. Me një kostum bregdetar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *