Ish-komandanti i UÇK-së: Faton Hajrizi më kërkoi takim para disa ditësh, kam gabuar me këtë veprim

sh-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, i cili ka qëndruar për katër vjet në një institucion korrektues me Faton Hajrizin, ka rrëfyer shoqërinë që kishte me të vrarin sot në Serbi.

Geci, në një deklarim për televizionin T7, ka thënë se me Hajrizin është takuar për herë të parë në burgun e Mitrovicës.

“Kam qenë në burg me Fatonin. Unë kam qenë me një dhomë, ai ka qenë me një dhomë vet. Unë Fatonin e kam gjet në Mitrovicë në burg”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Faton Hajrizi i ka kërkuar takim para disa ditësh. Ka thënë se ka gabuar që ka refuzuar ta takonte.

“Gjatë kohës së arratisjes ka kërkuar ai të takohet me mua. Gabimi im ka qenë ky që nuk e takova sepse unë e kisha bind që të kthehej në burg. Sepse vetëm kështu ai do të kthehej në burg, kurrë nuk do të kthehej përmes arrestimit”, është shprehur Geci.

Geci ka deklaruar se Faton Hajrizi nuk ka qenë kriminel si fëmijë, por është shndërruar në një të tillë pasi ka hyrë në burg.

“Dëgjo, Faton Hajrizin e njoh si fëmijë. Ai ka qenë shumë djalë i mirë, i ëmbël, jo banal në shprehje, por ndërkohë gjatë vuajtjes së dënimit në burg, ai është shndërruar në kriminel. Unë s’mund t’i them kriminel, por sjelljes që janë bërë ndaj tij, vetëm kafshëve i janë bërë”, ka thënë ai.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *