Noizy ka për të thënë diçka për vajzën e tij: Dua të bëhem …

Noizy, teksa ishte i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, foli për shumëçka, duke nisur që nga karriera e deri te jeta personale. Ndër të tjera, Mira e pyeti nëse ka dashuruar ndonjëherë shumë në jetën e tij. Noizy tregoi se ka qenë shumë i dashuruar me ish-të dashurën, ose të dashurën e tij të parë, e cila është edhe nëna e vajzës së tyre, Leandrës.

“Ajo është hera e parë dhe e fundit. Ajo është ajo është dashuria me sinqeritet, ku s’ka të bëjë leku, thashethemet dhe ti thjesht e do verbërisht, se s’ka të bëjë se ç’thonë të tjerët për të. Nuk besoj më te dashuria, pas dashurisë sime të parë, pa asnjë lloj interesi”, u shpreh reperi.

Ai tregoi se është i sigurt se ka pafund vajza që nuk interesohen për paratë dhe famën, edhe pse është paksa e vështirë, duke shtuar se do të donte një person që ta respektojë dhe duke konfirmuar se është single. Noizy foli edhe për vajzën e tij 17-vjeçare dhe raportit që ka me të:

“Për shkak të rrethanave të jetës sime dhe mamit të saj, nuk është mundësia që ne t’i kemi marrëdhëniet si një familje normale. Tani vajza është e rritur, është 17 vjeç dhe ne mundohemi të kemi kontakte. Flasim në telefon, vjen rri këtu te shtëpia ime me mamin, babin (gjyshërit) dhe i ka më të afërt. Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem një komunikim të vazhdueshëm me vajzën dhe familjarët e mi”, duke shtuar se në të ardhmen, do t’i thotë “stop” angazhimeve të tepërta, për t’u bërë një baba shembullor.

“Përherë ka vend për t’u bërë më i mirë, në gjithçka”, u shpreh ai.

Noizy tha se vajza e tij është e mrekullueshme dhe ajo e ka bërë atë më të dashur dhe më të kujdesshëm. Reperi theksoi gjithashtu se e bija nuk shkon në koncertet e të atit dhe se as ai vetë nuk do të donte që ajo të shkonte në çdo koncert.

“Unë kam shumë këngë, rreth 400 këngë gjatë gjithë karrierës sime dhe shumicën e këngëve nuk do të donte t’i dëgjonte vajza ime dhe kjo këshillë shkon për të gjithë fansat e mi adoleshentë”.

Related Posts

Zbulohet, kjo është opinionistja e Big Brother VIP Kosova

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Haradinaj ironizon me Qeverinë për mungesën e ushqimit në FSK: I kam ende gjallë dy kuzhinierë të Brigadës 131

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën…

Alaudin Hamiti tregon stilin e tij unikal në studion e Big Brother VIP!

Alaudin Hamiti, moderator i njohur dhe tani prezantues i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku është përshkruar…

Rina Balaj ndan disa momente private me Sin Boy

Rina dhe Sin Boy festojnë dyvjetorin e lindjes. Reperja Rina Balaj dhei dashuri i saj Sin Boy, sot festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *