Mediet serbe raportojnë për arrestimin e një blogereje në Serbi, dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset

Një blogere e njohur në Serbi është arrestuar, pasi dyshohet ka ndihmuar Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici serb.

Ivana R., raportohet se u arrestua të enjten në Mlladenovc, nën dyshimin se së bashku me bashkëshortin e saj, Zoran R., i cili u kap në Bijeljina, ka ndihmuar të dyshuarin Faton Hajrizi, për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav V. në Loznicë.

Siç ka raportuar mediumi serb, Novosti, dyshohet se të dy kanë organizuar transportin e të dyshuarit Faton Hajrizi, i cili është në arrati dhe për të cilin është lëshuar një urdhërarrest për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav I. në Loznicë.

Bashkëshorti i blogeres serbe, Zoran R., raportohet se ishte i dënuar me tetë vjet burgim nga Gjykata Speciale në Beograd për trafik droge, por kishte ikur dhe për të ishte lëshuar një urdhërarresti.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai mbante dokumente në emër të Marko Markoviq.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë të premten se është në kërkim të vazhdueshëm të Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri, më 18 korrik, në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e ka publikuar fotografinë e Hajrizit dhe u ka bërë thirrje edhe qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet janë duke kryer kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi besohet se sulmuesi mund të jetë nisur në atë drejtim, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë, Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët janë të përfshirë në kërkim.

Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes, kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Related Posts

Publikohen pamje të reja nga skena e BBVK: Edhe 4 ditë …

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti duket se po pret me padurim fillimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”. Hamiti i cili edhe do drejtojë këtë format…

“Mendoj se herën e kaluar isha unë burri”, Arbenita thumbon Feron në postimin e fundit

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, duket se ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë. Pas një periudhe të gjatë…

“Oj lulija jonë…” – Luiz Ejlli i kundërpërgjigjet ashpër Dea Michellit

Ish-anëtari i BBVIP Luiz Ejlli është përgjigjur ashpër me anë të një stori ndaj ish-banores së Big Brother Vip, Dea Michel. Luizi shkruan në story se “po…

Zbulohet, kjo është opinionistja e Big Brother VIP Kosova

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *