“Djalë i ri trim, duke e rritur lufta e fryma drenicake”, Mozzik reagon pas vrasjes se Faton Hajrizit, kritikon shtetin

Reperi i njohur Mozzik ka reaguar pas vrasjes se Faton Hajrizit në Serbi.
Mozzik në profilin e tij në “Facebook” i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e tij
Ai tha se Hajrizit burgu ia ka plasur zemrën.

“Nuk iu shua asnjëherë mllefi/inati/dëshira për hakmarrje ndaj rusit e serbit Fatonit, duke e ditur arsyjen e burgut 2 dekada qe mbajti… shumë bre e trishtë, amo shumë. E pikërisht nga arratisja e tij e fundit hyri edhe në internet dhe tha çka pat’ me thënë, dhe bëri atë që e kishte bërë secili të ishte në vendin e tij. 1 djalë i ri trim, duke e rritur lufta e fryma Drenicake, i’a servoi jeta të përballet me gjithçka. Burgu i’a plasi zemrën, dëshira për luftë, dëshira me vdekë sikur shumë familjarë e shokë të tijë”, shkroi ai.
Tutje ai ka kritikuar shtetin e Kosovës për arratisjen e Faton Hajrizit.

“Vetëm të kishte “shtet” gjatë prezantimeve të Fatonit live në Tiktok e kishin arrestuar dhe nuk kishte marrë vendime që sot me u vra në serbi. Diqysh me u zbulu spiunat e “udb-ës” në Kosovë, e mos me mujtë me gjetë lokacionin e një të arratisuri që tërë ditën ju ka dhënë leksione në Tiktok…pak e çuditshme. Faton unë jam shumë i ri, krahas historisë tënde, e them me plot bindje që do jesh në kujtesën e secilit gjithmonë. Faton të pushoftë shpirti në Paqe, vetëm shpirti yt e ka ditë më së miri se cila rrugë ka qenë më e duhura për ty. Ngushëllime familjës e të afërmve”, tha reperi./Insajderi.org/
PER FOTO KLIKO KETU

Related Posts

Publikohen pamje të reja nga skena e BBVK: Edhe 4 ditë …

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti duket se po pret me padurim fillimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”. Hamiti i cili edhe do drejtojë këtë format…

“Mendoj se herën e kaluar isha unë burri”, Arbenita thumbon Feron në postimin e fundit

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, duket se ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë. Pas një periudhe të gjatë…

“Oj lulija jonë…” – Luiz Ejlli i kundërpërgjigjet ashpër Dea Michellit

Ish-anëtari i BBVIP Luiz Ejlli është përgjigjur ashpër me anë të një stori ndaj ish-banores së Big Brother Vip, Dea Michel. Luizi shkruan në story se “po…

Zbulohet, kjo është opinionistja e Big Brother VIP Kosova

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *