Mediat serbe citojnë Daçiqin: Vritet i dyshuari për vrasjen e policit serb

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.

Daçiq më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë po ashtu publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim.

Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor, raporton REL.

Related Posts

Santiana nuk iu nda Luizit gjatë dasmës së Ilrianës e Adrit, dalin pamjet

Mbrëmë është organizuar një dasnë e madhe nga çifti i njohur i show bizit, Adri dhe Iliriana. Teksa po publikoheshin pamje të ndryshme nga dasma e çiftit…

Santiana falë 5 vakte namaz, ndjekësi “kapet” keq me ish- banoren e BBVK-së

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku jo rrallë herë replikon me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re, e që…

Azemi e Meti tregohen “dorëshlirë”, kjo është shuma që dhanë bakshish për çiftit

Ish-banorët e Big Brother Vip Kosova, Adri dhe Iliriana sonte po martohen. Pjesë e këtij eventi janë edhe Azem Gagica dhe Meti Alshiqi. Gjersa çifti po vallëzonte,…

Xhuli Nura publikon fotografi nga ambientet e Big Brother VIP Kosova: Nëna e këtij formati

Xhuli Nura ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Ish-banorja bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte brenda, duke u kthyer…

Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, ka goditur pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në e ushtrinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, në seancën që po diskutohet për FSK-në. Haradinaj e ka quajtur Kurtin “spiun”…

Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu, avokati: Është në gjendje të rënduar shëndetësore

Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore, ndërsa Gjykata shtyu seancën ndaj tij në 11 nëntor ora…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *