Vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi, Kurti: Ndiqni njoftimet e autoriteteve tona

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet zyrtare nga autoritetet e Kosovës pas ngjarjes së fundit në Serbi, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos. Si i dyshuar për këtë ngjarje është i arratisuri nga burgu i Smrekornicës, Faton Hajrizi.

“Kam marrë informacionet edhe nga mediat edhe nga organet tona të rendit e të sigurisë. Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës japin qëndrimet e qarta të shtetit tonë dhe unë ftoj të gjithë qytetarët që t’i ndjekin ato me vëmendje nga ora në orë”, tha Kurti për RTK-në, i cili mori pjesë në Seminarin e XVII mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë.

Më herët ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast. MPJD ka apeluar te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Related Posts

Elvis Naçi i dedikon letër emocionuese bashkëshortes: Ti je zbukurim i jetës për mua…

Elvis Naçi i ka dërguar një letër publikisht bashkëshortes,përmes së cilës ai shprehte dashurinë e madhe për Fatmën, por nënkuptonte në të njëjtën kohë edhe sakrificat e…

Edona Llalloshi mahnit me pamjen e saj në Chicago!

Edona Llalloshi, këngëtarja e njohur nga Prishtina, ka shpenzuar një ditë të veçantë në Chicago dhe e ka ndarë këtë përvojë me ndjekësit e saj në Instagram….

Santiana nuk iu nda Luizit gjatë dasmës së Ilrianës e Adrit, dalin pamjet

Mbrëmë është organizuar një dasnë e madhe nga çifti i njohur i show bizit, Adri dhe Iliriana. Teksa po publikoheshin pamje të ndryshme nga dasma e çiftit…

Santiana falë 5 vakte namaz, ndjekësi “kapet” keq me ish- banoren e BBVK-së

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku jo rrallë herë replikon me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re, e që…

Azemi e Meti tregohen “dorëshlirë”, kjo është shuma që dhanë bakshish për çiftit

Ish-banorët e Big Brother Vip Kosova, Adri dhe Iliriana sonte po martohen. Pjesë e këtij eventi janë edhe Azem Gagica dhe Meti Alshiqi. Gjersa çifti po vallëzonte,…

Xhuli Nura publikon fotografi nga ambientet e Big Brother VIP Kosova: Nëna e këtij formati

Xhuli Nura ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Ish-banorja bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte brenda, duke u kthyer…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *