“Ishte i buzëqeshur, pas kontrollit të fytyrës u …”, Polici serb që është plagosur tregon versionin e tij të ngjarjes

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për ndihmë ndaj të dyshuarit për vrasjen e policit serb.

Të arrestuarit dyshohen se kanë transportuar Faton Hajrizin nga Presheva për në Loznicë.

Asistent Drejtori i Policisë së Serbisë, Dragan Vajisleviq, pas vizitës së tij në spital ku po qëndron i shtrirë polici serb që është plagosur, ka treguar versionin e policit të plagosur për mbrëmjen e kaluar .

Sipas tij policët gjatë kontrollit kanë vërejtur një veturë me targa turke që për ta ishte e dyshimtë.

“Kanë parë një ‘Mercedes’ me targa turke. Për ta ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur mjetin, kanë ndezur dritat. Makina ndaloi një kilometër e gjysmë më tutje. Policët kanë dalë nga vetura dhe kanë kërkuar dokumente personale, ka qenë kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq.

Sipas tij ata fillimisht dolën nga vetura duke përfillur rregullat. Ai tha se udhëtari që doli ishte duke buzëqeshur dhe nuk dinte serbisht

Ai tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë siguruar dokumentet e tyre personale. Duke respektuar rregullat, policia ka kërkuar që të zbresë një person – pasagjeri, ndërsa personi tjetër ka mbetur në automjet. Udhëtari doli, sillej normalisht në gjestikulacion, ishte i buzëqeshur, polici Iliq ishte në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. Menjëherë pas fillimit të kontrollit të fytyrës janë dëgjuar të shtëna, ka qenë në pjesën e pasme të veturës“, Vasiljeviq.

Ai thekson se sulmuesi ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliq dhe e ka goditur në shpatullën e djathtë.

Related Posts

Reagon moderatori Neziri: Këngëtarët po shpërlajnë para, apo si është puna?

Nderim Neziri: Këngëtarët po shpërlajnë para, apo si është puna? Ne “The Elite Way” në “ATV”, në edicionin e fundit është folur tema e prodhimtarisë muzikore në…

Elvis Naçi i dedikon letër emocionuese bashkëshortes: Ti je zbukurim i jetës për mua…

Elvis Naçi i ka dërguar një letër publikisht bashkëshortes,përmes së cilës ai shprehte dashurinë e madhe për Fatmën, por nënkuptonte në të njëjtën kohë edhe sakrificat e…

Edona Llalloshi mahnit me pamjen e saj në Chicago!

Edona Llalloshi, këngëtarja e njohur nga Prishtina, ka shpenzuar një ditë të veçantë në Chicago dhe e ka ndarë këtë përvojë me ndjekësit e saj në Instagram….

Santiana nuk iu nda Luizit gjatë dasmës së Ilrianës e Adrit, dalin pamjet

Mbrëmë është organizuar një dasnë e madhe nga çifti i njohur i show bizit, Adri dhe Iliriana. Teksa po publikoheshin pamje të ndryshme nga dasma e çiftit…

Santiana falë 5 vakte namaz, ndjekësi “kapet” keq me ish- banoren e BBVK-së

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku jo rrallë herë replikon me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re, e që…

Azemi e Meti tregohen “dorëshlirë”, kjo është shuma që dhanë bakshish për çiftit

Ish-banorët e Big Brother Vip Kosova, Adri dhe Iliriana sonte po martohen. Pjesë e këtij eventi janë edhe Azem Gagica dhe Meti Alshiqi. Gjersa çifti po vallëzonte,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *