Numri i të vrarëve në Kryvyi Rih, vendlindjen e Volodymyr Zelenskyt, ku u goditën dy ndërtesa, është rritur nga dy në tre dhe numri i të plagosurve nga 30 në 38.
Sipas Serhiy Lysak, guvernatorit të rajonit Dnipropetrovsk, në mesin e të plagosurve janë 10 fëmijë.
“Dy ndërtesa janë goditur, një pesë katëshe, një nëntë kate. Numri i të plagosurve është vazhdimisht në rritje, po ashtu edhe numri i fëmijëve të lënduar”, është shprehur ai.