Adriana Matoshi trondit me mesazhin: Unë po shkoj…

Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktore, Adriana Matoshi ka ndarë me ndjekësit e saj një njoftim lidhur me një sëmundje të re që po përballet.

Në një mesazh prekës në “Facebook”, Matoshi me ironi dhe mllef përmend dy “armiqtë” e saj, njerëzit hipokritë dhe sëmundja që e goditi pabesisht.

Aktorja këtë herë ka vendosur që sëmundjen të mos e bëjë të ditur pavarësisht se ndër vite ajo është përballur me sëmundjen e rëndë të tumorit në tru.

Adriana e mbyll postimin: Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Postimi i plotë:

Edhe një tjetër …

Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.

E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.

Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.

Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.

Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska.

Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.

Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.

Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.

Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.

Shëndeti m’tradhtoj prapë.

Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.

Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.

E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.

Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.

Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju du shumë!

Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.

Unë po shkoj, për me u kthy.

Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.

Po shkoj.

Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

Related Posts

Donika Gërvalla konfirmon se Kosova mbetët jashtë agjendës së KiE-së

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së nuk u mor vendim që të thirret një mbledhje…

Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Haradinaj ka thënë se dështimi i faturohet kryeministrit Albin…

Baby G hap zemrën me rrëfimin e saj prekës: Më ka vdekur një vëlla!

Në puntatën e sotme, është shfaqur një klip i një prej fermereve. Bëhet fjalë për Baby G e cila ka bërë një rrëfim prekës të jetës së…

E ngacmojnë se nuk “di të lexojë”, zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Banori i BBVA Romeo Veshaj shpesh herë është kritikuar nga banorët e tjerë për faktin që dinte të lexonte mirë. Në një video që po çarkullon nëpër…

Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun

Pak ditë më parë, Erjola u eliminua prej garës së “BBV3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa…

I dashuri e detyron të marrë kredi për nënën e sëmurë, vajza bie pre e mashtrimit

Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë sensitive. Anxhelina 29 vjeçare nga qyteti i Tiranës i është drejtuar emisionit ‘Piranja’ pasi ka rënë pre e një mashtrimi nga i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *