Sot në Doberlukë i është dhënë lamtumira e fundit humanistit të njohur shqiptar, Mentor Marevci.
Indeksonline raporton se në ceremoninë mortore të tij kanë marrë pjesë dhjetëra familjarë e të afërm të Marevcit.
Marevci vdiq pasi u përfshi në një aksident me veturë, mbrëmë.
Aksidenti ndodhi në hyrje të Vushtrrisë ku u përfshin 3 vetura – dy prej të cilave kanë pësuar më shumë.
“Qe një ide me fitu shumë sevape këtë Ramazan. Me dal në vakt iftari e me shpërnda ujë e hurma në kolonë prej Vushtrrisë deri Stanovc… se neve e mitrovicalit qitu na nxen iftari”, kishte shkruar Marevci pak para se të ndodhte ngjarja tragjike.