“Xhami të ndërtuara me para të Serbisë” – Myftiu Tërnava paralajmëron padi ndaj ish-zëvendësministrit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar lidhur me deklarimet ndaj Bashkisë Islame për lidhje me Serbinë. Tërnava ka paralajmëruar padi ndaj ish-zëvendësministrit Milazim Gashi, i cili e akuzoi BIK-un se ka ndërtuar dy xhami – në Mat dhe Veternik – me para të Serbisë, shkruan Insajderi.

Myftiu këto deklarata i ka cilësuar si shpifje teksa ka paralajmëruar padi ndaj atyre që sipas tij po lëshojnë deklarata të tilla.

Ai ka thënë se nuk qëndron pretendimi se BIK ka marrë para nga Serbia për ndërtimin e xhamive.

Madje, shprehet se në rast se dikush e fakton këtë, personalisht do t’i rrënojë këto xhami.

Nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë që BIK të marrë para nga Serbia, prandaj ky njeri do të ndiqet penalisht. E sfidojë atë zotërinë dhe çdokënd tjetër në Kosovë që nëse argumentojnë një gjë të tillë, unë personalisht do t’i rrënojë ato xhami. Mirëpo kjo është shpifje, është çmenduri”, ka thënë Myftiu Tërnava ndër të tjerë.

Deklarata e plotë e Myftiut Tërnava në lidhje me shpifjet ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ne menduam se sistemi ateist-komunist iku dhe shkoi, mirëpo fatkeqësisht kanë mbetur disa neo-komunist, të cilët e kanë gjithherë primare fyerjen dhe shpifjen në raport me fenë, mirëpo në raport edhe me shqiptarinë tonë. E them me plotë përgjegjësi se nuk ka ndodhë, nuk po ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë asnjëherë që Bashkësia Islame e Kosovës të marrë para nga Serbia. Por, e sfidojë atë zotërinë atje, e sfidojë dhe i them kështu me përgjegjësi të plotë, nëse ai dhe kushdo qoftë në Kosovë pinjollë të tij, kanë vetëm një argument në lidhje me atë çfarë kanë deklaruar, unë haptazi deklarojë sot se unë do të marrë buldozerin dhe do t’i rrënojë ato dy xhami, edhe tek ajo në ‘Veternik’ edhe kjo këtu në ‘Mat’. Mirëpo, kjo është shpifje, është çmenduri që vije nga një person i papërgjegjshëm.

Elhamduliah na e kemi shtetin, mirëpo sikur të kemi si duhet shtetin e së drejtës, atëherë ai kishte me përfunduar në Prokurori për të dhënë llogari, për shpifjen që e ka bërë, për gënjeshtrën që e ka bërë. Unë i ftoj edhe xhematët e të dy xhamive të përgatisin në bashkëpunim me avokatët që vinë nga këto dy xhami lëndën, ta çojmë në Prokurori dhe të ndjekin penalisht këtë njeri, këtë gjë do ta bëjë edhe vetë Bashkësia Islame e Kosovës, që ai të japë përgjegjësi para organeve tona, për shpifje për rrena të kulluara që i drejtohen Bashkësinë Islame të Kosovës.

Duhet të pasur në hatër të gjithë që Bashkësia Islame e Kosovës është e shëndoshë, nuk ka virus brenda saj, qëndron eprore si çdoherë para qytetarëve si një Bashkësi Islame që është e organizuar jashtëzakonisht mirë, është stoike, është e pathyeshme në raport me kontributin që ka dhënë, që jep dhe që do të japë për mirëqenien e popullit tonë. Në veçanti për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për çlirimin e vendit dhe pavarësinë e vendit tonë, kur dihet që qëllimi final i Serbisë ishte të shkatërronte çdo gjë që ishte islame. Si institucion kemi pësuar më së shumti kur na është rrënuar infrastruktura e Bashkësisë Islame mbi 218 xhami, selia e Bashkësisë Islame, arkiva 600-vjeçare dhe shumë objekte përcjellëse duke përfshirë edhe shtëpi të imamëve. Sigurisht që kanë rënë shehidë për mos të vdekur kurrë 37 imamë, të cilët kanë ujitur këtë tokë me gjakun e tyre për të pasur një mirëqenie të mirë të popullit tonë dhe të mos kemi këso mbeturina që me deklarata të tilla të mundohen të hedhin baltë mbi pastërtinë shpirtërore, morale e kombëtare që ka pasur dhe do të ketë në vazhdimësi kombi ynë dhe në veçanti Bashkësia Islame e Kosovës.

Related Posts

Ngjarje e rëndë në Korçë, gruaja lyhet me benzinë, i vë flakën vetes dhe hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Korçë këtë të enjte. Policia tha se rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet…

Alba “çmend” fansat me fotot e fundit, bëhet nuse

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj ka publikuar disa foto nga një fotosesion shumë të veçantë. E veshur me fustane nusërie,…

Era Istrefi mbushi sot 30 vjet jetë

Era Istrefi feston sot ditëlindjen. Këngëtarja e cila vite më parë mori famë edhe ndërkombëtarisht, mbush sot plot 30 vjet jetë. Ajo ka publikuar një video në…

Kaderi publikon foton më romantike deri më tani me Lumbardhin

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj janë një nga ciftet më të komentuara në show biz. Ata janë aktiv në rrjete sociale ku për fasnat e tyre sjellin…

Arbenita në pushime me Feron? I mbushet shtrati me trëndafila

Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet që edhe pse e deklaruan ndarjen, po shoqërohen me njëri-tjetrin. Dyshja së bashku me vajzën e tyre Ninën, shijuan pushimin…

Vëmendja e “follow-unfollow” në Instagram – Edhe Blerando me Shqipen e zbulojnë ‘ujin e nxehtë’

Dyshja e komentuar Blerando dhe Shqipe, së bashku realizuan projektin e fundit të këngëtarit. Por, pavarësisht kësaj ata nuk ndjeknin njëri tjetrin në Instagram. Blerando dje kishte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *