E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ish ushtar i UÇK-së

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot mes një veture dhe një autobusi në fshatin Keqekollë të Prishtinës, la të vdekur një person dhe 14 të tjerë mbetën të lënduar. Policia ka kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes, teksa tashmë po ndërmerren veprimet e tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekja e viktimës është konstatuar në QKUK nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar më pas në IML për obduksion.

Sinjali mëson se viktima që humbi jetën tragjikisht është Bashkim Canolli – ish ushtar i UÇK-së.

Ndërkohë, si pasojë e lëndimeve, 14 qytetarë janë trajtuar në Emergjencë dhe më pas janë liruar.

Mjeku kujdestar në këtë klinikë, Ejup Govori, ka deklaruar se të lënduarit janë liruar pasi nuk kanë pasur lëndime serioze.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”

Related Posts

Parada e Krenarisë – Ministrja e Norvegjisë nxjerr gjoksin

Në Norvegji, u zhvillua ‘Oslo Pride’. Aktiviteti vendosi të shpërblejë ministren e Kulturës dhe Barazisë, Lubna Jaffery. Ministrja e re që mori detyrën një vit më parë,…

Vazhdojnë problemet e Bardhit me ish-menaxherin, ia bllokon edhe koncertet

Bardhyl Idrizi – Bardhi mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 3. Ai u përfol jashtëzakonisht shumë për lojën brenda, lidhjen…

Heidi dhe Romeo sjellin pamje nga pushimet e tyre në Shqipëri

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci po vazhdojnë pushimet dhe kësaj radhe në Shqipëri. Çifti, i krijuar në Big Brother VIP Albania 3, po shijojnë tejet shumë kohën…

Ish-banorja e Big Brother bën ndryshimin drastik në pamje

Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj, është një nga personazhet e njohur të ekranit që guxon të ndryshojë look-un e saj. E një gjë të tillë e ka…

Blero pajtohet me Bebin? Kjo foto shton dyshimet

Këngëtari Blero është njëri nga artistët më të përfolur për jetën e tij personale. Së fundi, bujë bëri intervista e tij me Afrona Dikën, ish bashkëshorten e…

Daku për gazetën ruse: Jam i turpëruar për skandalin

Mirlind Daku ishte prej atyre që bënë bujë gjatë Euro 2024. Jo për ndonjë gol apo për vendosjen e ndonjë ndeshjeje, por për veprimin që e bëri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *