“Më goditi me boksa më detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale…” – E reja e raporton të dashurin në polici

Të premtën e javës së kaluar në policinë e Pejës është raportuar një rast i dhunimit. Viktima e moshës rreth 20 vjeçare E.B e ka raportuar të dashurin e saj për dhunë fizike dhe seksuale. I dyshuari është 23 vjeçari, D.B. Ndaj tij prokuroria në Pejë ka kërkuar të caktohet masë paraburgimi.

I dyshuari D. B dyshohet se e ka rrahur të dashurën e tij, me të cilën më pas kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Siç mëson Gazeta Insajderi viktima kishte përfunduar në QKMF në Klinë e për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Sipas viktimës i dyshuari e kishte rrahur fillimisht e më pas e kishte detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale. Derisa e kishin kryer aktin seksual i dyshuari kishte bërë video-incizim me telefonin që e kishte lënë pak përtej tyre.

“Më ka shkruar dhe më ka kërcënuar se duhet me zbrit në fshatin… por filloi të më godet me boksa në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit.. dhe më ka detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale me të..derisa bënte marrëdhënie me mua bënte video me telefonin e tij”, deklaron viktima.

Për rastin në fjalë janë intervistuar edhe familjarët e viktimës dhe të dyshuarit.

Ndaj të dyshuari prokuroria ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit duke pas parasysh peshën e veprën penale.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *