Haliti për takimin Kurti-Vuçiq: Të dyja palët ta kuptojnë që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen

Me datën 26 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Në lidhje me këtë takim ka folur, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se është e domosdoshme që Kurti dhe Vuçiq të takohen dhe të vazhdojnë bisedimet.

Haliti shpreson se ky takim nuk do të jetë një betejë përplasjesh por do të jetë një takim që të dyja palët ta kuptojnë që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen

Është e domosdoshme që Kurti e Vuçiq të takohen, e të vazhdojnë bisedimet. Kurti ka qenë gjithnjë i angazhuar në dialog, përmes zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimi. Është koha që të jetë kontribues i drejtëpërdrejtë, duke marrë parasyshë përgjegjësitë Kushtetuese, që si Kryeminister i ka dhe domosdoshmërinë e të kuptuarit që Kosova ka vetëm një rrugëtim dhe drejtim. Kushdo që përpiqet që ti shmanget të qenurit tërësisht në orientim e rrugëtim të kundërt nga SHBA e BE, është me dikënd tjetër por jo me popullin e Kosovës. Interesi nacional i yni është bashkërenditja e vendimeve sipas porosive të SHBA dhe BE! Besoj që ky takim nuk do jetë betejë përplasjesh me “mullijtë e erës” por do jetë takim që të dyja palët do ta kenë kuptuar që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen, jo për interesa elektorale por për interese të të dy vendeve tona”, përfundoi Haliti

 

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *