“Viktima tentoi ta vrasë vetën, e rrëmbyen dhe e kërcënuan”, detaje shokuese nga dosja e Prokurorisë për grupin e fajdexhive

Katër të arrestuarit që po dyshohen për “Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim” do dalin sot para Gjykatës. Gazeta Insajderi ka sjell detaje ekskluzive se si operonte ky grup dhe pjesë nga bisedat e të dyshuarve të cilat u përgjuan.

Personat e arrestuar janë: Valbona Pakashtica, Irfan Pakashtica, Anes Pakashtica dhe Idriz Hajrizi.

Sipas dosjes që ka parë Gazeta Insajderi provat ndaj tyre u grumbulluan duke i përgjuar bisedat e tyre private.

Si e pësoi viktima?

Në bisedat mes tyre të dyshuarit kanë pranuar se kanë rrëmbyer një person.

Raporti 15 ditor për periudhën 01.02. 2024 deri me 15,02.2024 në të cilin nder të tjera ceket se të pandehurit Pakashtica kanë angazhuar të pandehurin Idriz që përmes forcës me i detyru Y. S. D me të jap 240,000 euro ndërsa keta do ta paguanin 40.000 euro të pandehurin Idriz”, thuhet aty.

Në dosje thuhet se të dyshuarit Anes Pakashtica dhe Idriz Hajziri nga të dëmtuarit kanë kërkuar 24o mijë euro edhe pse investimi ishte 120 mijë euro.

Ata këto të holla i kërkuan duke i kërcënuar viktimat se do i gjuajnë me bombë.

Takimi i dates 20.06.2024 në mes të viktimave me të pandehurin Anes Pakashtica dhe Idriz Hajrizi ku ndër të tjera i pandehuri e pranon se investimi i tyre është 120.000, mirëpo nga të dëmtuarit kërkon që t’ia paguaj 240.000 në të kundërtën do të ju gjuaj bombe në shtëpi dhe i kërcënon në mënyra të ndryshme“, thuhet në dosje.

Të dyshuarit e kanë përcjell vazhdimisht viktimën më pas e kanë rrëmbyer. Për të kryer këtë vepër ata angazhuan “Ragip Dajën”, person i cili po identifikohet nga policia.

Y. D deklaron se si është rrëmbyer nga personi Ragip Daja dhe si të pandehurit Anes, Valbona dhe Irfan Pakashtica janë duke e detyruar që për shumén 120.000 euro t’u paguaj shumën 240.000 euro“, shkruhet aty.

Ndërsa Y.D që është viktimë në këtë rast ka tentuar ta vras vetën për shkak të presionit. Ai kishte pirë barna.

Viktima është shtrirë në spital për shkak të konsumimit të tepërt të barnave nga presoni që kishte pasur nga te pandehurit“, thuhet në dosje.

Por, as në spital nuk e lanë të qetë. Të dyshuarit kishin angazhuar një person (punëtor në spital) që i jepte informata për gjendjen e tij.

Po ashtu për të pandehurin Idriz do të identifikohet kush është daja i tij i cili punon ne spital dhe i ka dërguar informata për gjendjen e të dëmtuarit dhe ne këtë menyrë do të analizohet edhe vepra penale e keqpërdorimit të detyrës apo autontetit zyrtar“, theksohet në dosjen e siguruar nga Gazeta Insajderi.

Këtë rast e ka hetuar policia nën udhëheqjen e Prokurorit Ersan Qavolli.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *