“Linda vajzë, por ndihem djalë”: Rrëfimi i transgjinorit nga Prishtina/Video

“Ti je në rregull. Je mirë. Je normal. Nuk është kurgjo keq me ty. Je veç një njeri që do me e jetu jetën tane”, kështu e filloi intervistën Arzeni Selmani, burri transgjinorë.

Ai ka treguar se “ka lindur në trupin e një femre, por që gjithmonë vetën e ka identifikuar si mashkull”.

Tutje ai ka folur edhe për momentin që e kuptoi më saktë orientimin e tij seksual.

“Njëherë mendoja se jam lezbike. E kam pa një video të një burri transgjinorë dhe e kam pa se unë po ndihme si ai. Ka folë si me m’përshkru mu. Edhe e kam pranu që jam transgjinorë. I kam pasë 10-11 vjet”, ka thënë ai.

Arzeni ka folur edhe për frikërat që ka pasë pas këtij momenti.

“Nuk e kam ditë që ka me pasë probleme në të ardhmen. Kam pasë sfida gjatë rrugës. Jam tutë që po e zhgënjej familje, jam tutë që kanë me m’rreh rrugës”.

Ndërkaq herën e parë kur ai kishte treguar publikisht se ndihej si mashkull, Arzeni e përshkruan kështu.

“Sfidat i kam kalu me ndihmën e fëmijëve të tezës. Për herë të parë i kam kallxu djalit të tezës. I kam thanë: hej une jam djalë. Edhe kanë thanë: Okej, çka po don tash me hanger? Se na jemi rritë me ty, e kemi ditë ketë sen se që prej që je kanë fëmijë tik e dashtë me u ba djalë”.

Për më shumë mund të ndiqni rrëfimin e tij

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *