Vdekja e gruas shkaku i ashensorit- Arrestohet pronari i Design Lifts, Beqir Krasniqi

Pronari i “Design Lifts”, Beqir Krasniqi është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas vdekjes se një gruaje në ashensorin për të cilin kjo kompani ishte përgjegjëse.

Viktima që është e moshës 47 vjeçare gjeti vdekjen dje në ashensorin e banesës ku edhe jetonte.

Ajo pasi kishte hapur derën ka rënë nga kati i dytë në hapësirën e ashensorit.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.

“Po mund të ju konfirmoj se janë arrestuar dy persona”, tha Bytyqi.

Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe arrestimi i pronarit

Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve në këtë objekt është “Design Lifts – Doppler”.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me këtë kompani, por të njëjtit nuk pranuan të deklarohen.

“Drejtohuni policisë për informata”, thanë shkurt nga kjo kompani.

Kjo kompani për pronar ka Beqir Krasniqin.

Si ndodhi rasti?

H.V, kishte thirrë ashensorin e ndërtesës ku banonte, por që dera e liftit ishte hapur dhe ajo ra në hapësirën e liftit.

Plagët që i mori ishin të rënda dhe nuk arriti të iu mbijetoj.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për Gazetën Insajderi se viktima kishte rënë nga kati i dytë.

“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit  nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences është konstatuar vdekja e personit  H. V., femër,   lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, tha ai.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *