Ky është parashikimi i gazetarit Kërquki për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme

Leonard Kërquki, drejtuesi i emisionit Pressing ka bërë një parashikim të rezultatit për zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se nuk beson që VV do marrë 50 për qind sipas tij rezultati do jetë tek 40%.

“Nuk besoj se i ka 50% Vetëvendosje, mendoj se është tek 40%, aty sillet edhe me përqindje edhe me deputet.Nuk besoj se Albin Kurti do të arrijë ta bëjë vetë një qeveri të ardhshme. Mendoj se qeveria e ardhshme ka qenë shumë më e balancuar se qeeveria aktuale“, tha ai.

Ndërsa për vendin e dytë theksoi garë në mes të PDK-së dhe LDK-së.

“Për vendin e dytë sinqerisht mendoj se është mes PDK-së dhe LDK-së. PDK-ja është e bindur se është e dyta edhe LDK-ja po ashtu. Duhet me pa fushatën e Bedri Hamzës sepse shpallja e kandidaturës edhe ndërtimi se si do t’ia bëjë fushatës janë dy gjëra të ndryshme. Edhe unë kam nevojë të shoh nëse janë kompakt PDK-ja dhe Bedri Hamza. Nga ana tjetër LDK-ja është shumë më e konsoliduar si parti, Lumir Abdixhiku e ka nën kontroll LDK-në plotësisht. Si kryetar i LDK-së është në pozitë shumë më të mirë se Memli Krasniqi.Nga ana tjetër PDK-ja ka struktura shumë më të forta, ka autoritete lokale shumë më të forta se LDK. Mënyra se si do ta bëjnë fushatën ka me determinu se kush do të jetë përpara LDK apo PDK.  AAK-NISMA besoj se janë diku tek 70-80 mijë vota” tha ai në Blic Interview.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *