Prifti që vdiq e u ringjall, thotë se në ferr ‘djajtë këndonin me muzikën e Rihanna’ (fotot)

Një prift në SHBA që kishte pësuar një atak të rëndë kardiak në 2016 thotë se gjatë kohës që ishte pa ndjenja kishte vizituar ferrin, duke pranuar se atë që kishte kaluar “nuk ia uronte as armikut më të keq”.

Gjatë kohës kur burri ishte i vdekur para se të risillej në jetë, Johnson thotë se kishte vizituar ferrin ku kishte dëgjuar të luhej ‘një muzikë e pazakontë’.

Johnson tregon se nuk ishte një muzikë ‘e rëndë’ siç mund të pritet për vende të tilla kaq famëkeqe, por ishte muzikë e këngëtares Rihanna, dhe veçanërisht kënga e saj e njohur ‘Umbrella’.

Duke publikuar dëshminë në rrjetin TikTok, Johnson tregon me sinqeritet:

“Shpirti im doli nga trupi fizik dhe nisi të ngrihej lart, sepse besoja se kisha bërë aq të mira në jetë duke ndihmuar njerëzit e duke marrë vendime të drejta sipas këshillave të Zotit”.

“Por pas ngritjes fillestare nisa të zbres poshtë e më poshtë në tokë, arrita në ferr ku kishte një muzikë që luante, lirika që këndoheshin, por në vend të këngëtarëve, atë e këndonin djajtë”, thotë Johnson në videon e tij.

“Çdo lirikë e këtyre këngëve ishte për të torturuar dëgjuesit, siç duket një dënim prej faktit që gjatë jetës në tokë nuk kishin dëgjuar muzikë të pranuar nga Zoti.”

Mes këngëve të tjera që burri kishte dëgjuar të këndoheshin nga demonët, ishin ‘Umbrella’ e Rihanna, dhe kënga e njohur ‘Don’t Worry, Be Happy’ nga Bobby McFerrin, ndërsa nuk arrinte të kujtonte të tjera.

Por ndërkohë megjithëse muzika e Rihanna duket si e ferrit për disa, të tjerë mezi presin albumin e ri teksa nuk ka publikuar muzikë prej vitit 2016, shkruan rrjeti britanik Unilad.

 

FOTO GALERI
1/3
Gjatë kohës kur burri ishte i vdekur para se të risillej në jetë, Johnson thotë se kishte vizituar ferrin ku kishte dëgjuar të luhej ‘një muzikë e pazakontë’.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *