Shqipëria ka hequr vizat deri në dhjetor të 2024-ës për qytetarët e 5 shteteve, me qëllim rritjen e numrit të turistëve që vijnë nga këto vende.
Me propozim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për heqjen e vizave me afat të kufizuar për 5 shtete, me qëllim rritjen e numrit të turistëve.
Në kuadër të vendimit të miratuar në 5 mars, Shqipëria heq vizat me Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Tajlandën.
Qytetarët e këtyre shteteve mund të hyjnë në vendin tonë vetëm me pasaportë, deri në 31 dhjetor të vitit 2024.