Duke mposhtur 111 konkurrente nga e gjithë bota, Krystyna Pyszková nga Republika Çeke u kurorëzua Miss Bota 2024 të shtunën në Mumbai, Indi, ku u mbajt konkursi ndërkombëtar këtë vit.

Pyszková fitoi ndaj tre finalisteve, Yasmina Zeytoun nga Libani, Aché Abrahams nga Trinidad dhe Tobago dhe Lesego Chombo nga Botsvana.Kush është “Miss Bota 2024”, konkurentja më e bukur

Miss Bota konsiderohet gjerësisht si konkursi më i vjetër ndërkombëtar i bukurisë, i themeluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në 1951 si një “konkurs bikini”.

Dy nga fitueset e tij më të njohura janë të dyja nga India: aktorët Aishëarya Rai Bachchan (Miss Bota 1994) dhe Priyanka Chopra Jonas (Miss Bota 2000).

Pyszková zëvendëson Miss Botën në largim, Karolina Bielaëska, të Polonisë.