KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Elia Zaharia merr me shpulla Princ Lekën: Ti i ke gjuajtur babit tim 70 vjeç që të ka mbajtur me bukë…

Ky është momenti i përplasjes së Princ Lekës me ish-gruan e tij Elia Zaharia. Ajo ka nisur t’i hakërrehet dhe t’i gjuajë, pasi e akuzon se ka prekur me dorë babain e saj.

Zahari i thotë: Ti ke prekur babin tim me dorë, që të ka mbajtur me bukë!

 

Princi pretendon se është sulmuar nga ish bashkëshortja dhe ish vjehrri i saj në ambientet e oborrit mbretëror. Për këtë ai ka paraqitur denoncim në polici por edhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur në 5 mars ku sipas denoncimit ai shkoi për të takuar vajzën që jeton me nënën e saj, por në moment aty ndodhej edhe vjehrri Gjergj Zaharia.

Në kallëzim shtohet se fillimisht leka është përballur me sulm verbal e më pas është goditur me sende të forta. Dyshohet me një skulpturë druri. Në tentativë për tu mbrojtur është dëmtuar edhe në krah për të cilin ka marrë edhe ndihmën mjekësore në spitalin Nënë Tereza.

Për denoncimin e bërë është kërkuar edhe ekspertiza mjeko ligjore, ndërsa thuhet se Princi nuk i është përgjigjur ngjarjes për të shmangur dhe momente të vështira në sy të vajzës tre vjeçare

Leka Zogu dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, ku gjykata ka caktuar datën 18 mars si seancën e pajtimit mes palëve. Por duket se pas kësaj ngjarje do të konsiderohet mision i vështirë.

Procedura më tej do të vijojë edhe me përballjen në gjykatë mes palëve.

Më herët është deklaruar se çifti prej një periudhe të gjatë kishte konflikte duke kaluar në veprime ligjore për ndarjen. Ndërsa prej pak ditësh flitet për një tjetër lidhje dashurie të princit leka

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *