Dyshohet se publikoi videon intime të një vajze në ‘Albkings’, arrestohet 33-vjeçari në Prizren

Tash e një kohë, grupi famëkeq ‘Albkings’ në rrjetin social Telegram, ka si cak denigrimin e vajzave dhe grave kosovare. Rreth 140 mijë anëtarë që ndodhen në atë grup, kanë mundësinë të shohin fotografi e video intime të vajzave e grave, në shumë raste edhe të manipuluara, si dhe të sigurojnë kontaktet e tyre. Për këtë, deri më tash janë arrestuar disa persona, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ndihmën e Policisë së fundi e ka kërkuar edhe një 23-vjeçare në Prizren. Kjo pasi në këtë grup ka qarkulluar një video intime e saj.

Lidhur me këtë, burimet njoftojnë se është arrestuar një person i dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor.

33-vjeçari është intervistuar nga organet e hetuesisë, pasi i njëjti dyshohet se ka incizuar në mënyrë të paautorizuar viktimën dhe më pas pamjet i ka shpërndarë në grupin ‘Albkings’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’.

/GazetaSinjali/

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *