Ky është personi që dyshohet se e rrëmbeu borxhliun, përfundon në ndalim policor

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente, e madje kanë eskaluar edhe në sulme, kërcënime serioze e kidnapime. Kështu dyshohet të ketë ndodhur me 64-vjeçarin që u rrëmbye para disa javësh në Prishtinë. Huazimi i një shume të parave dhe moskthimi i tyre i kushtoi atij me rrëmbim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari për rastin është Hasan Hasani, 57-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Hasani dyshohet se e ka rrëmbyer viktimën më 26 shkurt dhe e ka mbajtur me zor në një pjesë malore në Prishtinë, për disa orë, ku dyshohet ta ketë kërcënuar.

Sipas informacioneve të para, motivi i rrëmbimit dyshohet se lidhet me një borxh që viktima ka pasur ndaj të dyshuarit.

Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit dhe i njëjti është intervistuar gjatë ditës së djeshme, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe brenda afatit ligjor të merren veprimet e nevojshme.

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *