Kjo është pasuria e njeriut të VV-së që u arrestua në Bullgari nën dyshimet për trafikim njerëzish

Emri i Hasan Krasniqit nuk ishte edhe aq i njohur për opinionin kosovar. Krasniqi famën e mori më 1 mars të këtij viti. U raportua se është arrestuar në Bullgari. Po dyshohet për trafikim me njerëz. Si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ai kishte dështuar të zgjidhej asamblesit në Komunën e Gjakovës. Qeveria Kurti nuk e kishte lënë në harresë, në janar të 2022’ës e kishte emëruar kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Me urdhër të Interpolit, Hasan Krasniqi është arrestuar në Bullgari nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore. Në dosjen e Interpolit të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se Krasniqi është marrë me kontrabandimin e njerëzve me dokumente të falsifikuara.

Madje, këto dyshohet t’i ketë kryer përmes një kompanie transporti udhëtarësh me autobus në të cilën ai është aksionar. Bëhet fjalë për kompaninë “Shpatttours Sh.P.K”, shkruan Gazeta Insajderi.

Në këtë kompani, Krasniqi gëzon 50 për qind të aksioneve. Ndërsa në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, deklaron se nga e njëjta i merr vetëm 400 euro pagë në muaj.

Si kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Krasniqi pagën bazë e ka 1 mijë e 400 euro.

Përpos kësaj kompanie, Krasniqi posedon edhe një shtëpi e dy parcela me vlera të majme.

Ai ka në pronësi një shtëpi familjare me sipërfaqe 260 metra katror, në vlerë prej 91 mijë euro.

Parcelë për shtëpi familjare me sipërfaqe 616 metra katror, në vlerë prej  104 mijë e 720 euro.

Po ashtu të deklaruar ka një parcelë tjetër për shtëpi familjare, me 885 metra katror sipërfaqe që kushton 150 mijë e 450 euro.

Në total pasuria e paluajtshme e Krasniqit kap shifrën 346 mijë e 170 euro.

Si ishte rrahur para një viti Hasan Krasniqi me fqinjin, duke e pësuar edhe gruaja e tij?

Në maj të vitit të kaluar Hasan Krasniqi, ishte përfshirë në një përleshje fizike me fqinjin e tij. Nga rrahja e tij me komshiun e kishte pësuar edhe gruaja e tij, e cila kishte tentuar të ndërhynte mes tyre.

Sipas pamjeve të publikuara në media, Krasniqi dhe komshiu i tij kishin filluar të bisedonin mes vete e më pas gruaja e Hasan Krasniqit kishte tentuar që ta largojë bashkëshortin nga vendi i ngjarjes.

Nga aty ai niset sërish në drejtim të të dyshuarit tjetër, por gruaja i del sërish përpara dhe e pëson.

Në fund, shihet se si i dyshuari Sharani, sulmon fizikisht edhe disa herë Krasniqin, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

Policia për rastin e rrahjes së Krasniqit kishte hetimet në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Krasniqi ishte intervistuar në cilësinë e viktimës, përkundër që dëshmohej edhe në pamje se edhe ai ishte përfshirë në rast. /Insajderi.org

Related Posts

Konflikti i të riut me ish të dashurën eskaloi në tentim vrasje, detaje për incidentin në rrugën…

Aksidenti që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dyshohet se ishte i qëllimshëm dhe i parapriu një konflikt verbal në mes të dy palëve të përfshira….

E dhimbshme: Në prag të përvjetorit të rënies së babait, djali i dëshmorit Kastriot Arifi lëshon Kosovën për një jetë më të mirë

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, në prag të përvjetorit të rënies së babait të tij, për një jetë më të mirë, lë trojet ku luftoi…

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero dhe Afrona

Blero Muharremi dhe Afrona Dika, dikur ishin tepër të dashuruar me njëri-tjetrin, ku këtë dashuri e kurorëzuan në martesë. Por në fakt nuk zgjati shumë. Dashuria e…

Afrona dhe Blero sërish bashkë

Javën e shkuar, u konfirmua ndarja përfundimtare e Bleros me “bejbin”, Ana Sylejmanin.Burime e prive folën se ai është parë në Zurich të Zvicrës dhe më në…

Pa muskuj dhe me bark, Don Xhoni habit me pamjen e re

Reperi shqiptar Don Xhoni është mjaftë aktiv në mediat sociale.Ai ka habitur ndjekësit së fundmi me një nga postimet e tij. Teksa ndodhet në Bruksel me pushime,…

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, polica nis hetimet

Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Doblibarë të Gjakovës. Policia dhe njësitet e nevojshme mjekësore kanë konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *