Ekzekutimi i ish-policit të burgjeve, gazetari i njohur zbërthen detajet e bujshme: Autorët nuk janë veshur si policë, stakimi i energjisë iu mundësoi…

Gazetari Dritan Laci thotë se vrasja e Gentian Bejtjas u krye nga persona të cilët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tij.

Në një studio televizive, Laci u shpreh se stakimi i energjisë elektrike në fshatin ku ndodhi vrasja në Fushë Krujë, ishte i sinkronizuar me ekzekutimin e ish policit të burgjeve. Sipas tij, autorët nuk u veshën si policë.

“Interesante është kjo vrasje sepse është mënyra sesi toga e qitësve e kanë ndjekur viktimën, por edhe mënyra sesi ditën e ngjarjes, kanë futur në makinën e tyre në një fshat që është jashtëzakonisht e vështirë, edhe po të pish një kafe, bie në sy, për shkak të një survejimit të kamerave. Ata ruhen nga njëri-tjetrin, por edhe nga njerëz që mund të infiltrohen.

Është familja Hakaj, që nga viti 1990 ka shumë të vrarë, janë Bamët, Bejtja. Nuk mendoj se janë veshur si policë. Fakti që atë ditë ka pasur një stakim të energjisë, është bërë me një qëllim të caktuar. Do ishte e pamundur ta fusje makinën në fshat, do duhej që këto kamera të mos e lexonin targën e kësaj makine. Në momentin kur ka dalë Gentjan Bejtja nga ndërtesa a babait të tij dhe lëvizja e makinës, ka qenë e survejuar. Ndryshe do të ishte e pamundur”, theksoi ai.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *