“Gruaja kur është nënë, është e paprekshme”, Pajtuesi i gjaqeve: Çfarë thotë Kanuni për vrasjen e Liridonës

“Gruaja kur është nënë, është e paprekshme”, Pajtuesi i gjaqeve: Çfarë thotë Kanuni për vrasjen e Liridonës

Vrasja e Liridona Ademajt shokoi opinionin publik, por teksa kanë kaluar thuajse dy javë nga ngjarja, debat ka hapur përfshirja e kanunit.
Pajtuesi i gjaqeve Gjin Marku analizoi sipas Kanunit vrasjen e Liridonës, të cilën e cilësoi si një ndër më të rëndat në kodin zakonor shqiptar dhe sipas tij, nuk mund të falet, e as të tolerohet.

Sipas Markut, gruaja në Kanun, aq më tepër kur është nënë, është e paprekshme, pasi është “Perëndia e fëmijëve”.“Kurrë nuk ka ndodhur të dhunohet gruaja siç ka ndodhur në kohët e sotme. Mbi të gjitha gruaja kur ishte me fëmijë, nëna ishte ‘Perëndia e fëmijëve’ të cilën nuk mund ta prekësh as ta ofendosh. Mendoj se në këtë rast ata duhet sigurisht të vetëpërmbahen se dhe ai është babai i dy fëmijëve. Dhe në këtë rast zakoni futet se dy fëmijët mbetën pa nënë, por tani babi le të jetë gjallë, kudo që të jetë për ata dy fëmijë. Në këto raste gjykimi zakonor është për dëmin më të vogël. Kur të rriten dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e gjykimit të veprës së prindit të tyre. Kur të shkojnë 16-vjeç duhet t’u thuhet gjithçka dhe të japin mendimin e tyre, nëse pranojnë babain si baba, kudo që të jetë ai”– tha Marku për euronews.

Pajtuesi i gjaqeve tha se fëmijët sipas Kanunit i përkasin familjes së nënës, por mund të ketë dhe marrëveshje mes dy familjave për të trashëguar gjakun dhe pronën e babait.

“Nuk duhet të ishin prononcuar në media. Nëse prononcohen, prononcimet duhet të jenë të matura, mbi të drejtën dhe zakonin. Kur kanë vrarë bashkëshorten, Kanuni i ka dënuar rëndë. Nuk mund ta vrasësh pasi është motra e dikujt. Edhe nëse vret një bashkëshorte ajo nuk lë burrin dhe fëmijët në gjak, lë familjen e vëllezërve dhe ata përgjigjen për këtë rast. Fëmijët sipas zakonit i lihen familjes së nënës, por nëse arrihet marrëveshje mes familjeve, atëherë supozohet se fëmijët janë trashëgimi e babait dhe do të vijojnë të trashëgojnë gjakun dhe pronën e familjes ku ishte martuar mamaja. Në këtë rast zgjidhet me pleqësi mes dy familjeve”, tha ai.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *