Osmani: Kur Biden kërkoi ndihmë për strehimin e refugjatëve afganë, Kosova ishte e para që tha po

Presidentja Vjosa Osmani më 24 shtator ka marrë pjesë në Clinton Global Initiative në New York.

Presidentja Osmani ka folur për ndjenjën dhe përjetimet e një refugjati, duke theksuar se njerëzit e Kosovës e kanë dashur lirinë dhe këtë nuk ka mundur askush t’ua mohojë e ndalojë pa marrë parasysh se sa e gjatë ishte rruga për këtë

“Të jesh një refugjatë të formon si person, por edhe profesionalisht për të gjithë jetën. Dhe të inspiron në vete për nevojën që t’i shërbesh vendit tënd, njerëzve të tu dhe njerëzimit në botë”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka theksuar se ”e di që jemi shtet i vogël por fuqishëm e besoj se ndikimi i jonë në botë nuk duhet të përkufizohet me madhësinë gjeografike apo vendndodhjen”.

Osmani ka thënë se Kosova dëshiron t’i ndihmojë të gjithë refugjatët anembanë botës.

Presidentja, Osmani ka treguar se ishte çështje minutash përgjigjja që i dha presidentit amerikan, Joe Biden, për strehimin e refugjatëve afganë.

“Kur presidenti Joe Biden kërkoi ndihmën tonë për strehimin e refugjatëve afganë, Kosova ishte vendi i parë të thoshte po. 15 minuta pasi unë e pranova kërkesën u përgjigja pozitivisht sepse ne donim të kthenim prapa, e dimë çfarë do të thotë të mos jesh në gjendje të jetosh në vendin tënd, të detyrohesh me forcë të fluturosh nga vendi yt, dhe të të ndalohet e drejta e njeriut”, ka deklaruar ajo.

E para e vendit ka thënë se është e njëjta me gjithë mbështetjen “që po japim te Ukraina dhe për refugjatët ane mbanë botës, dhe të jemi të sigurt se ne jemi zëri i zërave. Ne kemi folur në çdo pjesë të botës për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë”.Osmani gjatë vizitës së saj në SHBA, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

Related Posts

Kjo foto e Vesa Lumës dhe djalit të saj do ju lë pa fjalë

Vesa Luma është njëra ndër këngëtaret më të dashura dhe të suksesshme në vend. Ajo komentohet shumë për paraqitjet e saja e shumëçka tjetër. Këngëtarja tashmë është…

“Bemë mama të të ngjaj”, kjo është familja e ngushtë e Antonelës

Konkurrentja e “Përputhen” dhe “Big Brother VIP Albania” Antonlea Berisha, ka fituar vëmendje shumë të madhe që nga hyrja e saj në këto edicione. Vajza nga Shkodra,…

Milioneri turk po e mban mirë Gentën, ja sa e bukur qenka bërë sonte këngëtarja

Këngëtarja nga Gjilani tashmë e ka konfirmuar lidhjen e saj me një biznesmen turk Nëpër rrjetet sociale Gentën po e shohim më të lumtur se kurrë më…

Aspak s’i vjen marre Tunës, ja çfarë fotografi ka realizuar

Është e martuar, madje është bërë edhe nënë qe afër tri vite, por Tunën nuk e ndalin këta “tituj” që të ekspozohet Këngëtarja e cila bëri një…

Ada vë në pah të pasmet ‘gjigante’ me komplete të ngushta

Iriada ka postuar disa fotografi të reja. Ajo erdhi me poza nga klubi derisa shihet e veshur në komplete super të ngushta. Në pah vë në pah…

Morena Taraku gati sa nuk ‘thyhet’ duke u hedhur në pishinë

Këngëtarja, Morena Taraku është duke pushuar tash e një kohë. Ajo po publikon postime në rrjete sociale nga këto pushime luksoze. Sapo ka publikuar një video vetëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *