Osmani për tensionet në veri: Vuçiq është bosi i bandave kriminale

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në think tank-un “Council on Foreign Relations” në New York ku foli për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, si dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

Osmani tha se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por thotë se këtë po e pengon Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

Ajo foli për bandat kriminale të kontrolluara nga Beogradi që frikësojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, duke përmendur vrasje të politikanëve, djegie të shtëpive e metoda të tjera të frikësimit e shantazhit.

“Duke mos i lejuar ata [serbët e Kosovës] që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovina. Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë. Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që iu intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë derisa atyre nuk ia ndien për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”.

Osmani tha se tensionet në veri të vendit janë të krijuara vetëm nga një burim – “që është Serbia sepse Vuçiqi është bosi i këtyre bandave kriminale, sepse i financojnë, i mbështesin ata politikisht, i kontrollojnë”.

“Dhe së dyti Vuçiqi është njeriu që politikisht tenton t’i mbajë pengje serbët e Kosovës duke mos i lejuar ata që të integrohen në atë që sot është kushtetuta më e mirë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Europë”.

Osmani tha se “ne nuk duam që askush të kalojë atë që kemi kaluar ne. Ne e dimë se si është të jetosh në diskriminim konstant. Ne duam që secili të ndihet i barabartë dhe i sigurt dhe të ketë mundësitë që të kenë sukses”.

Related Posts

Hezbollahu konfirmon vrasjen e udhëheqësit të shtatë të lartë të grupit brenda javës

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të shtatë të lartë të vrarë nga Izraeli në pak më shumë se një javë. Nabil Kaouk, nënkryetari i Këshillit Qendror…

Alba shkëlqen në paraqitjen e fundit

Albana Vukaj është bërë emër i lakuar në mediat rozë që kur mori pjesë në “BBVK”. Bukuroshja po kujdeset që të shkëlqej në secilën paraqitje duke mahnitur…

Kiara Tito shkaku i prishjes të miqësisë mes Mikelës dhe Efit?

Një detaj u vu re disa javë më parë në rrjet, që ngriti dyshimet për krisjen në miqësinë mes Efit dhe Mikelës, ato nuk ndiqeshin në rrjete…

Don Xhoni publikon pamje pas intervenimit, kjo është gjendja e reperit

Don Xhoni është ndër reperët më të përfolur në show bizz. Ai para pak kohe ka informuar ndjekësit se ka kryer një ndërhyrje mjeksore me sukses. Don…

Haradinaj: Diaspora do të krijojë ndryshimin me 9 shkurt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu besimin se “Diaspora do të jetë një krah i fortë i ndryshimit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.”…

“Urime ditëlindja kudrit” Blerina Kllokoqi-Rugova uron Teuten për ditëlindje me një foto të veçant

Kreatorja e famshme kosovare Blerina Kllokoqi-Rugova njihet edhe si një familjare tejet e përkushtuar. Ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së kunatës, Teutes ajo ka vendosur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *