Murati thotë se familjet kosovare u pasuruan me Qeverinë Kurti: I kanë 1.51 miliardë euro më shumë në banka

Jo vetëm bizneset, por sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, edhe familjet kosovare janë pasuruar nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Murati, duke përmendur një raport të Bankës Qendrore të Kosovës, flet për rritje të depozitave të ekonomive familjare në banka, që thotë se ndodhi gjatë Qeverisë Kurti.

“Depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga BQK për muajin gusht. Siç mund të shihet edhe nga grafikoni më poshtë, ritmi i rritjes përshpejtohet në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”, shkroi Murati në ‘Facebook’.

“Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë”, shtoi ai.

Sipas tij, “ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët”.

“E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit. Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje. Qeveria për të gjithë!”, shkroi ministri i Financave.

Related Posts

Organizimi i Kampionatit Evropian Shqipëri- Serbi, Cana: Nuk kam asnjë lloj besimi tek faktori serb

Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027. Kjo pritet të zyrtarizohet më 16 dhjetor nga UEFA….

Osmani: Kur Biden kërkoi ndihmë për strehimin e refugjatëve afganë, Kosova ishte e para që tha po

Presidentja Vjosa Osmani më 24 shtator ka marrë pjesë në Clinton Global Initiative në New York. Presidentja Osmani ka folur për ndjenjën dhe përjetimet e një refugjati,…

Besnik Tahiri thotë se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamnetar të AAK-së, Besnik Tahiri, në tubimin e mbajtur sot në Bern të Zvicrës, kryetarin e partisë Ramush Haradinaj e ka quajtur kryeministrin e…

Murati thotë se gjatë katër viteve të fundit depozitat familjare janë rritur mbi një miliardë e gjysmë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me Qeverinë Kurti për herë të parë depozitat e ekonomive familjare në valutën euro e tejkalojnë shifrën prej 4…

Shkenda: Mentori më jep shumë dashuri, familja e tij kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës

Këngëtarja Shkenda Dubova i dha fund beqarisë të enjten që lamë pas, duke u martuar me Mentor Aliajn. Në një intervistë për Prive, Shkenda u shpreh e…

Hezbollahu konfirmon vrasjen e udhëheqësit të shtatë të lartë të grupit brenda javës

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të shtatë të lartë të vrarë nga Izraeli në pak më shumë se një javë. Nabil Kaouk, nënkryetari i Këshillit Qendror…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *