U përplas për vdekje në Tepelenë/ Ja si viktima dy ditë më parë kishte nxjerrë në shitje Mercedesin që shkaktoi aksidentin tragjik (Foto)

Personi që shihni në foto është Riza Rrapa, një prej katër viktimave të aksidentit tragjik në aksin Tepelenë-Memaliaj.

Ai po udhëtonte me mjetin tip “Mercedez Benz” në momentin që u përplas dhe me dy mjetet e tjera.

Sipas burimeve policore, Rrapa si pasojë e shpejtësisë të lartë ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe si pasojë përfundoi në korsinë e kundërt. Pasi ka bërë disa rrokullisje ai u përplas me mjetin tip “Toyota Yaris”, dhe më pas në aksident u përfshi dhe drejtuesi i mjetit “BMW”, i cili ndodhej pas tij.

 

Riza Rrapa, vetëm dy ditë më parë kishte nxjerrë në shitje automjetin me të cilin u aksidentua mbrëmjen e kësaj të diele. Automjeti tip “Mercedes Benz” me targa AB 314 JG, ishte nxjerrë në shitje në rrjetet sociale nga vetë Rrapa dy ditë më parë.

 

Policia më herët njoftoi se si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë humbën jetën 4 persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën. Fillimisht ata u transportuan drejt spitalit të Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së tyre të rënduar janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *