Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen autorët! Flet vëllai: Me njërin ka pasur probleme para tre vitesh

Boksieri shqiptar, Besar Nimani u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë. Vëllai Berat Nimani ka njoftuar se lamtumira e fundit do t’i jepet ditën e enjte në orën 10:00 në varrezat e Myslimanëve në Sennefriedhof të Gjermanisë.

Organet e rendit në Gjermani ka arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit. Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se sot do të bëhen publik identitet e tyre.

Ai thotë se sipas informacioneve që policia i ka dhënë, dy prej të dyshuarve për vrasjen janë larguar nga Gjermania, ndërsa njëri është dorëzuar në polici.

Berat Nimani ka treguar për Gazetën Isnajderi se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa thotë se me njërin prej autorëve të dyshuar i vëllai ka pasur probleme para tre vitesh.

“Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shkuar me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin”, tha Nimani.

“Para tre viteve njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në lokalin e Besarit, dhe kanë pasur një debat aty, Besari e ka qitur jashtë lokalit”, shtoi ai.

38 vjeçari shqiptar i Kosovës, Besar Nimani u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë sapo doli nga restoranti ku po darkonte me miqtë e tij.

SI.E./ReportTv.al

Related Posts

Upps! Pas Anitës edhe Afërdita me kryq në qafë

Shumë personazhe publike, kryqin po e përdorin si aksesorin ideal për të shkëlqyer. Dy opinjonistet e “BBVK”, po e vazhdojnë këtë traditë. Dikur Anita Haradinaj komentohet për kryqin…

Det, bikini… xhiro në jahte dhe resorte luksoze! Pushimet luksoze të vajzave të show bizz-it

Vajzat e ekranit shqiptar kanë shijuar pushimet në plazh, ndërsa kanë ndarë foto edhe për ndjekësit e tyre në rrjete sociale. Këngëtare, moderatore, influencuese apo modele, duket…

Arta Kabashi provokon me poza tërheqëse në bikine

Ana Kabashi eshte nje nga kengetaret me terheqese shqiptare. Ajo se fundmi po shijon pushimet ne detin e Greqise.   Se fundmi ajo ka publikuar disa foto…

Nuk e ndalin luksin, Meritoni dhe Ilnisa shkojnë prapë në pushime, këtë herë në këtë vend

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, po shijojnë pushimet e para bashkë. Çifti, i krijuar në shtëpinë më të famshme në…

Tragjike/ Avioni plot me pasagjerë rrëzohet gjatë ngritjes, raportohet për vik*ima(Video)

Të paktën dy persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni gjatë ngritjes në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, sipas zyrtarëve. Të paktën 19 persona besohet se kanë…

Serbia e kërkon pështymën e nënës së Hajrizit – s’e lejon ta sheh trupin

Gazetarja Rina Mujku, po qëndron në Beograd, nga ku tha se ajo që i është konfirmuar avokatit të familjes së Faton Hajrizit, Arianit Koci, është se Serbia…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *