Osmani flet për raportet e Kurtit me ShBA: Nuk i injoroj problemet, ka pasur dallime mes zyrtarëve amerikanë dhe Qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani është pyetur për raportet e zyrtarëve të lartë të vendit Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat thotë nuk i injoron problem, por shton se ka pasur dallime mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Qeverisë së Kosovës.

Osmani teksa u pyet për këto marrëdhënie siç u vlerësuan si problematike, thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk po injorohet dhe se nuk ka asnjë shtet të rajonit që është më prezent sesa Kosova, qoftë në Uashington qoftë në samite të tjera.

“Në Kushtetuën e Republikës së Kosovës institucioni i presidentit udhëheq politikën e jatshme. Pra është gjëja më normale që ftesat për në Uashington, për në Nju Jork, për në samitin e ‘Europian Political Community’, ku unë do të udhëtoj pas pak ditësh, në samitin EU Western Balkans, në samitin e Paqes për Ukrainën, ku isha, të jenë për presidenten sepse ky është zbatim i kushtetutës së Republikës së Kosovës. Dhe kështu ka qenë gjithnjë edhe me presidentët paraardhës, të cilët e kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në aspektin ndërkombëtar”, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Tutje, Osmani thotë se temat që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit duhet të dakordohen dhe të koordinohen me partnerët tanë.

“Tani unë nuk dua të sillem këtu kinse se po i injoroj problemet. Natyrisht ka patur dallime natyrisht në qasje, jo në qëllim, por në qasje në raste të caktuara, mes zyrtarëve amerikanë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës. Megjithatë si presidente e Republikës vazhdimisht bëj thirrje për shkak të interesit të Kosovës, dhe për këtë shkak duhet të shohim shumë më aftagjatë, dhe jo vetëm për ndonjë fitore të momentit që tema që kanë bëjnë me sigurinë në Kosovë dhe në rajon, meqenëse të gjitha varen edhe nga partnerët tanë të sigurisë, dhe për shkak të kontributit të tyre dhe për shkak se janë pjesë e këtyre aleancave të vlerave, ne duhet t’i dakordojmë, t’i koordinojmë, t’i flasim paraprakisht me partnerët tanë. Sepse besimi i ndërsjellë është elementi më i rëndësishëm, në çdo raport edhe në politikën e brendshme, por edhe ndërkombëtarisht”.

Në fund, Osmani shtoi se veprimet që bëhen si befasi në raport ndaj partnerëve nuk mund t’i ndihmojnë Kosovës.

“Unë jam e bindur që veprimet që bëhen si befasi, në raport ndaj partnerëve, pavarësisht qëllimit legjitim dhe përputhjes me kushtetuën, në aspektin aftgjatë nuk mund t’i ndihmojnë Kosovës, përkundrazi vetëm në qoftë se ato koordinohen me partnerët sidomos me aleatët tanë në SHBA”.

Related Posts

U aksidentua në vendin e punës, kërkohet ndihmë për shërimin e Leutrimit

Leutrim Mustafës nga Mitrovica Veriore i nevojiten 27 mijë euro për shërim. Sipas njoftimit të familjarëve ai kishte pësuar lëndime të rënda në aksident në vendin e…

Cila është arsyeja? Stresi paraqitet në Polici, shoqërohet nga i ati

Reperi Stresi është paraqitur ditën e sotme në Komisariat. Ai ka ndarë me video momentin kur futet brenda Komisariatit të Policisë në Tiranë. Sikurse edhe shihet, reperi…

Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë

Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është vajza e cila së fundmi u rrëzua dhe u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër….

Dafina dhe Kreshniku nisin përgatitjet për dasmë, publikojnë foto

Nuk ka shumë muaj që Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Kreshnik Gjergji po shijojnë romancën e tyre. Madje, çifti kanë nisur edhe planifikimet për dasëm….

Pak pamje nga shtëpia super luksoze e Valdrin Sahitit

Disejnatori  i njohur, Valdrin Sahiti po bëhet gati të hyjë në shtëpinë e re. Ndonëse e ndajnë pak muaj nga finalizimi i gjithë projektit të paraparë, ditëve…

E bija feston ditëlindjen, Bes Kallaku prek me urimin e tij

Komediani Bes Kallaku ka ndarë një urim emocionues, por edhe prekës me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij nga romanca me Xhensila Myrtezajn, Ajkës. Përmes urimit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *