Angli: Vrau gruan dhe dy vajzat e komentatorit të BBC-së, i dyshuari kapet pranë varrezave

Një i dyshuar që po ndiqej në lidhje me vrasjen e tre grave, është kapur në një hapësirë varrezash në Angli.

Kyle Clifford, 26-vjeçar, është dërguar në paraburgim si i dyshuar për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të komentatorit të garave në BBC, John Hunt, në shtëpinë e tyre në Bushey, Hertfordshire.

Policia pas kërkimeve lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se këtë pasdite Kyle Clifford u gjet në zonën Enfield nga oficerët.

“Ai është duke marrë trajtim mjekësor pasi u gjet me lëndime. Nuk ka pasur të shtëna nga policia”, thuhej tutje në njoftim.

Carol Hunt, 61-vjeçare, Hannah Hunt, 28-vjeçare dhe Louise Hunt, 25-vjeçare, u gjetën të plagosura rëndë në një shtëpi në Ashlyn Close, Bushey, pak para orës 19:00 të martën, dhe të tria vdiqën në vendngjarje.

Clifford ishte larguar nga ushtria britanike pas një periudhe të shkurtër shërbimi në vitin 2022, raporton BBC.

Hetuesit apelojnë te kushdo që ka informacion ose pamje, të kontaktojë drejtpërdrejt policinë dhe të përmbahen nga komentet në mediat sociale pasi kjo mund të ndikojë në ecurinë e rastit.

Related Posts

Cila është arsyeja? Stresi paraqitet në Polici, shoqërohet nga i ati

Reperi Stresi është paraqitur ditën e sotme në Komisariat. Ai ka ndarë me video momentin kur futet brenda Komisariatit të Policisë në Tiranë. Sikurse edhe shihet, reperi…

Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë

Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është vajza e cila së fundmi u rrëzua dhe u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër….

Dafina dhe Kreshniku nisin përgatitjet për dasmë, publikojnë foto

Nuk ka shumë muaj që Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Kreshnik Gjergji po shijojnë romancën e tyre. Madje, çifti kanë nisur edhe planifikimet për dasëm….

Pak pamje nga shtëpia super luksoze e Valdrin Sahitit

Disejnatori  i njohur, Valdrin Sahiti po bëhet gati të hyjë në shtëpinë e re. Ndonëse e ndajnë pak muaj nga finalizimi i gjithë projektit të paraparë, ditëve…

E bija feston ditëlindjen, Bes Kallaku prek me urimin e tij

Komediani Bes Kallaku ka ndarë një urim emocionues, por edhe prekës me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij nga romanca me Xhensila Myrtezajn, Ajkës. Përmes urimit…

Çmenduri! Drake vë 300 mijë dollarë bast për këtë ndeshje

Me protagonist Lionel Messi, Argjentina mundi Kanadanë 2-0 dhe siguroi biletën e parë për në finalen e “Copa America”. Reperi me famë botërore, Drake nuk ishte aspak…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *