Osmani: Nëse Serbia s’e zbaton pjesën e saj të marrëveshjes duhet t’i kthehemi strategjisë së dakordimit me partnerët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk po refuzon në asnjë rast zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

Por, siç thotë Osmani Asociacioni është në kuadër të një procesi – dhe ai proces është marrëveshja bazike.

Tutje, Kosova ka thënë se Kosova ka të drejta të avancuara për komunitetet joetnike, duke e pasur theksin te ai serb.

Sipas saj, qytetarët serbë të Kosovës nuk përfitojnë nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Dikush tjetër përfiton, sipas Osmanit, ata do të ishin krerët e Asociacionit të cilët do të kontrolloheshin.

Ky kontroll siç deklaron Osmani vjen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq – që ka një qëllim, ‘ta bëjë Kosovën jofunksionale”.

“Natyrisht që i takon Kosovës që të ndërmarrë hapa për Asociacionin, dhe i takon Serbisë që të ndërmarrë hapa drejt njohjes defacto. Të dyja janë në marrëveshjen e njëjtë. Ne nuk mund t’i injorojmë nenet 1 deri në 6 e të kthehemi te neni 7 e të kërkojmë vetëm zbatimin e një neni, Kosova nuk po thotë që nuk do të formohet Asociacioni”, tha Osmani gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.

“Nëse jemi të bindur që Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes, duhet t’i rikthehemi strategjisë së viteve 2007-2008 në kohën kur bëhej marrëveshje për statusin e Kosovës. Marrëveshja jonë ka qenë dakordimi me partnerët jo me Serbinë, sepse Serbia nuk e donte Ahtisarin. Neve na duhet një dakordim i tillë, na duhen garancat e sigurisë, mbështetjen ndërkombëtare, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si projekt që sjell më shumë paqe dhe siguri në Rajon.

“Raport me qytetarët tanë ne nuk do të duhej ta krijojmë përshtypjen që Asociacioni i ndihmon qytetarëve serbë. Në fakt sistemi më i avancuar i të drejtave të pakicave ekziston në Republikën e Kosovës me kushtetutën aktuale, me ligjet e Pakos së Ahtisarit dhe me ligjet që i kemi miratuar si rezultat i marrëveshjeve të dialogut. Me Asociacionin ju siguroj një gjë vetëm sa pakësohen të drejtat e qytetarëve dhe fuqizohen një lloj pushteti mbi ta, pra liderët e Asociacionit të cilët Vuçiqi për momentin e ka për qëllimin t’i kontrollojë dhe ta bëjë Kosovën shtet jofunksional”.

“Asociacioni nuk ju jep më shumë të drejta qytetarëve serbë, por përkundrazi merr më shumë të drejta nga poshtë dhe i dërgon lartë që është edhe në kundërshtim me parimet bazike të Këshillit të Evropës sipas të cilës për t’i fuqizuar komunitetet pakicë duhet të ketë më shumë sovranitet nga lartë-poshtë, dhe jo e kundërta, Asociacioni e arrin të kundërtën”, ka thënë Osmani.

“Ne kemi dhënë premtimin dhe Kosova është shtet serioz, kur ndërmerr një detyrim ndërkombëtar duhet ta zbatojë atë, por  zbatimi i Asociacionit është kuadër të një procesi dhe ai proces është marrëveshja bazike”, ka deklaruar ajo.

Related Posts

Dafina dhe Kreshniku nisin përgatitjet për dasmë, publikojnë foto

Nuk ka shumë muaj që Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Kreshnik Gjergji po shijojnë romancën e tyre. Madje, çifti kanë nisur edhe planifikimet për dasëm….

Pak pamje nga shtëpia super luksoze e Valdrin Sahitit

Disejnatori  i njohur, Valdrin Sahiti po bëhet gati të hyjë në shtëpinë e re. Ndonëse e ndajnë pak muaj nga finalizimi i gjithë projektit të paraparë, ditëve…

E bija feston ditëlindjen, Bes Kallaku prek me urimin e tij

Komediani Bes Kallaku ka ndarë një urim emocionues, por edhe prekës me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij nga romanca me Xhensila Myrtezajn, Ajkës. Përmes urimit…

Çmenduri! Drake vë 300 mijë dollarë bast për këtë ndeshje

Me protagonist Lionel Messi, Argjentina mundi Kanadanë 2-0 dhe siguroi biletën e parë për në finalen e “Copa America”. Reperi me famë botërore, Drake nuk ishte aspak…

“Big Brother m’i ka ndezur motorët” – Arta Kabashi tregon se çfarë i ka ndodhur pas spektaklit

Ajo ka qenë një nga personazhet që u pëlqye tejet shumë në Big Brother VIP Albania 3 për shkak të natyrës së saj të qetë dhe pozitive….

Tërmet me magnitudë 6.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur pak më parë në zonën detare në perëndim të ishullit Vankuver në Kanada, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Epiqendra…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *