Gafë apo veprim i qëllimshëm i RTK-së? Filharmonia sqaron pse u dëgjua ezani në koncert

Filharmonia e Kosovës, më 6 korrik, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbajti “Koncertin për Paqe”. Mirëpo, një detaj që i ka ikur Radio Televizionit të Kosovës në rrjetet sociale i ka dhënë një konotacion tjetër këtij koncerti. Në këtë koncert janë interpretuar tri vepra. Por, RTK në rrjetin social “Facebook”, shkruante se “gjatë koncertit për Paqen, një pikë e Filharmonisë fillon me thirrjen e ezanit, duke mos cekur që është në kuadër të njërës prej veprave.

Për këtë Insajderi ka kërkuar sqarime shtesë nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Filharmonisë së Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj tha për Insajderin se RTK e ka nxjerr në rrjetin social “Facebook” të shkëputur kohën e dytë të veprës “Njeriu me armë: Meshë për paqe”.

“Është vepër fort e njohur, në skena të mëdha botërore, nga orkestra të mëdha po ashtu “është thirrur Ezani” hiç më pak se tre mijë herë”, ka sqaruar ai.

Sipas tij forma e prezantimit të koncertit nga ana e RTK-së në rrjetin social “Facebook”, ka qenë një informatë çorientuese dhe si e tillë e ka keq informuar opinionin për koncertin.

“Kjo formë e prezantimit të koncertit ka qenë një informatë çorientuese e cila si e tillë e ka keq informuar opinionin për koncertin, përmbajtjen dhe kontekstin. Ezanin nuk kemi vendosur “ta thirrim”, ezani është pjesë e një vepre të cilën kemi zgjedhur ta interpretojmë për shkak se është krijuar në kohën, siç edhe e ka deklaruar vet kompozitori në një intervistë për “Kohën Ditore” (mars 2015), i trishtuar nga imazhet e masakrimit të shqiptarëve në Kosovë bazuar në raportimet e mediumeve britanike dhe jo vetëm”, sqaron tutje u.d i Filharmonisë.

Në përgjigjen e tij, Selimaj ka treguar se përse është rikthyer interpretimi i kësaj vepre, dhe cili është mesazhi prapa saj.

Rikthimi në 25-vjetor i kësaj vepre madhështore rikthen zërat e luftës duke përçuar mesazhin për paqe në një kohë kur bota vazhdon të jetë në luftë, mesazhi për paqe i një vendi të dalë nga lufta përmes një vepre madhështore muzikore që burim inspirimi ka vuajtjen e po atij populli përfshirë po ata muzikantë që u ngjitën në skenë merr një kuptim të fuqishëm, ani pse vepra deri më tani me mesazh të njëjtë ka mbi 3 mijë interpretime në mbarë globin”, ka deklaruar ai.

Koncerti është mbajtur më 6 korrik 2024 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shënim të dy përvjetorëve: 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë koncert janë interpretuar tri vepra: e para “Njeriu me Armë: Meshë për Paqe” nga Karl Jenkins dhe dy vepra nga John Philip Sousa “The Washington Post” dhe “The Stars and Stripes Forever”.

Related Posts

Dafina dhe Kreshniku nisin përgatitjet për dasmë, publikojnë foto

Nuk ka shumë muaj që Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Kreshnik Gjergji po shijojnë romancën e tyre. Madje, çifti kanë nisur edhe planifikimet për dasëm….

Pak pamje nga shtëpia super luksoze e Valdrin Sahitit

Disejnatori  i njohur, Valdrin Sahiti po bëhet gati të hyjë në shtëpinë e re. Ndonëse e ndajnë pak muaj nga finalizimi i gjithë projektit të paraparë, ditëve…

E bija feston ditëlindjen, Bes Kallaku prek me urimin e tij

Komediani Bes Kallaku ka ndarë një urim emocionues, por edhe prekës me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij nga romanca me Xhensila Myrtezajn, Ajkës. Përmes urimit…

Çmenduri! Drake vë 300 mijë dollarë bast për këtë ndeshje

Me protagonist Lionel Messi, Argjentina mundi Kanadanë 2-0 dhe siguroi biletën e parë për në finalen e “Copa America”. Reperi me famë botërore, Drake nuk ishte aspak…

“Big Brother m’i ka ndezur motorët” – Arta Kabashi tregon se çfarë i ka ndodhur pas spektaklit

Ajo ka qenë një nga personazhet që u pëlqye tejet shumë në Big Brother VIP Albania 3 për shkak të natyrës së saj të qetë dhe pozitive….

Tërmet me magnitudë 6.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur pak më parë në zonën detare në perëndim të ishullit Vankuver në Kanada, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Epiqendra…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *