QKUK-ja me laboratorë të ndryshkur, por saktësia e analizave s’vihet në dyshim

Në ambiente me lagështi e ndryshk, laborantët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kryejnë mijëra analiza në ditë – të gjakut, të pështymës, të urinës e të tjera.

Inventari i dëmtuar dhe mungesa e ventilimit ua vështirësojnë punën edhe më shumë, edhe pse aparaturat janë kryesisht të reja.

“Nuk kemi as ku t’i vendosim mostrat për analiza. Jemi shumë ngushtë”, thotë një infermiere e laboratorit të Internes në Klinikën e Biokimisë, që nuk do të identifikohet.

Aparat i vjetër për sterilizim.
Aparat i vjetër për sterilizim.

Biokimia ka nën menaxhim 12 laboratorë që janë të shpërndarë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

REL-i vizitoi disa nga ta – në Klinikën e Pediatrisë, të Infektives, të Dermatologjisë e të tjera.

Në Pulmologji pa se laboratori ishte improvizuar në një korridor, ndërsa frigoriferi ku ruheshin mostrat ishte i vogël dhe i ndryshkur.

Frigoriferi i laboratorit në Klinikën e Pulmologjisë.
Frigoriferi i laboratorit në Klinikën e Pulmologjisë.

Në Pediatri, përveç aparaturës për analiza që është e re, ambienti i punës dhe inventari duken tejet të vjetër.

“Shpesh, në hapësirat e ngushta ku punojmë, jemi tre ose më shumë teknikë e laborantë”, thotë një punonjëse e laboratorit aty.

Laboratori në Klinikën e Pediatrisë.
Laboratori në Klinikën e Pediatrisë.

Në laboratorin e Emergjencës, mungesa e hapësirave bën bashkë epruvetat, dokumentet e papuçet e stafit.

Laboratori në Klinikën e Emergjencës.
Laboratori në Klinikën e Emergjencës.

Ndërsa në Infektive, dollapi ku ruhen dokumente, duket se mezi qëndron.

Laboratori në Klinikën Infektive
Laboratori në Klinikën Infektive

Për shkak të kushteve të këqija, Klinika e Kardiologjisë ka më shumë se nëntë muaj që e ka zhvendosur laboratorin e saj në Klinikën e Biokimisë.

Në Kardiologji merren vetëm mostrat, ndërsa në Biokimi kryhen analizat.

Një infermiere thotë se stafit i duhet të endet dhjetëra herë në ditë në mes të dy klinikave.

Vendi ku merren mostrat në Klinikën e Kardiologjisë
Vendi ku merren mostrat në Klinikën e Kardiologjisë

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, thotë se të gjithë laboratorët “janë lënë nën mëshirën e kohës”.

“Në shumicën e tyre nuk ka ventilim, nuk ka ndriçim e nuk duhet të ketë as lagështi… Unë e kuptoj se nuk mund të ketë investime të shpejta e të shtrenjta, por inventarë duhet të kemi, tavolina e karrige”, thotë Veseli për Radion Evropa e Lirë.

Dy lavamanë pa rubinetë dhe pa sapun, të vendosur pranë tavolinave të punës së laborantëve në Klinikën e Kirurgjisë
Dy lavamanë pa rubinetë dhe pa sapun, të vendosur pranë tavolinave të punës së laborantëve në Klinikën e Kirurgjisë

Pavarësisht kushteve të tilla prej vitesh, Veseli siguron se rezultatet e analizave janë gjithmonë të sakta.

“Ato nuk mund t’i kontestojë askush, faktet flasin. Vitin e kaluar kemi pasur mbi dy milionë analiza”, thotë Veseli.

Këtij pohimi i bëjnë jehonë edhe në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), i cili ka nën përgjegjësi QKUK-në dhe spitalet rajonale.

Sipas drejtorit Elvir Azizi, në të gjitha këto institucione “analizat janë të sakta dhe të besueshme”.

Një raft në laboratorin e Klinikës së Pulmologjisë
Një raft në laboratorin e Klinikës së Pulmologjisë

Sa u përket kushteve të punës, Azizi thotë se është duke u punuar për përmirësimin e tyre.

“Së pari jemi duke punuar në centralizmin e laboratorëve, në mënyrë që infermierët të mos lëvizin me mostra nga klinika në klinikë. Pra, do të kemi sistem të ri për bartjen e mostrave”, thotë ai.

Azizi tregon, po ashtu, se është formuar një komision që është duke i identifikuar hapësirat e reja për laboratorë.

“Në secilën klinikë do të ketë ndarje për ta”, thotë drejtori i SHSKUK-së.

REL-i pyeti Inspektoratin Shëndetësor të Kosovës, i cili funksionin nën Ministrinë e Shëndetësisë, se si e vlerëson gjendjen në laboratorët e QKUK-së, por ai nuk ktheu përgjigje konkrete.

“Varësisht gjetjeve, jepen edhe rekomandimet – gjithmonë konform kompetencave dhe dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigje.

Preparate për analiza, material shpenzues dhe aparatura që nuk përdoren, të vendosura në laboratorin e Klinikës Infektive
Preparate për analiza, material shpenzues dhe aparatura që nuk përdoren, të vendosura në laboratorin e Klinikës Infektive

Kushtet e këqija në laboratorët e QKUK-së nuk janë të izoluara.

REL-i raportoi në muajin mars për situatë të ngjashme në gjithë Klinikën e Psikiatrisë.

Problemet me aparaturat dhe pritjet e gjata për shërbime janë po ashtu sfida që e përcjellin punën e QKUK-së. /REL

Related Posts

Don Xhoni ka një lajm të keq për fansat e tij

Reper i njohur, Don Xhoni më herët njoftoi se kënga “Katana” do të publikohet sot në ora 18:00. Por, kjo gjë ka dështuar, sepse siç tha ai,…

Vildane Zeneli nuk i lë vend imagjinatës me foton e fundit

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli ka ndarë me ndjekësit e saj një foto goxha provokuese. E veshur me një fustan transparent, ajo si lë vend edhe shumë imagjinatës….

“Më shajnë në Kosovë si ‘vëlla i Vuçiqit’”, “Ja si flet një tradhtar”, Edi Rama publikon fjalimin e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpeshherë është akuzuar për politikë në disfavor të shtetit të Kosovës. Madje, lidhur me këto kritika që i janë bërë shpeshherë, sot…

Lumbardhi flet për ndarjen me Kaderin

Lumbardhi dhe Kaderi, ka kohë që janë ndarë. Kaderi, përmes një postimi kishte konfirmuar se më nuk janë bashkë. Ndërsa, Lumbardhi nuk ishte deklaruar. Por, tani i…

Vdes gjenerali i UÇK-së, i njohur me nofkën “Komandant Ferri”

Sot ka vdekur, Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së e veprimtari politik, Imri Ilazi, i njohur si “Komandant Ferri”.  Për ndarjen e tij nga…

“Mirëdita prokuror i Pejës …”, Stresi kërcënon publikisht Med Isenin

Represi i njohur Stresi vazhdon të jetë në arrati pas probleme që kanë pasur në përleshjen që ka ndodhur në Pejë. Ai ka reaguar sot përsëri duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *