Aktorja e njohur u shpreh se nuk ka pasur kontakte me Luizin pas përfundimit të “Big Brother VIP” dhe shtoi me tone ironike: “Është budalla ai, e rreh gruaja”.

Deklarata e saj ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke nxitur reagime nga fansat dhe ndjekësit e çiftit Luiz-Kiara.

Në një “Ask” që Kiara zhvilloi në Instagram, një ndjekës e pyeti me humor nëse ajo e rreh Luizin, duke shtuar disa emoji që qeshnin. Përgjigjja nuk erdhi drejtpërdrejt nga Kiara, por ajo vendosi t’ia lërë në dorë bashkëshortit të saj.

Me humorin që e karakterizon, Luizi u përgjigj: “Sot s’më ka rrahur. E kemi pushim të premten”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *